Shtyhet regjistrimi i popullsisë në Kosovë, zbulohet shkaku

Shtyhet regjistrimi i popullsisë në Kosovë.
Tashmë janë njoftuar të gjithë ekipet që është shtyrë procesi i regjistrimit të popullsisë.

Ekipet janë udhëzuar që sot vetëm të shpërndajnë fletushka informuese për procesin e regjistrimit.

Mësohet se procesi është shtyrë për shkak të problemeve teknike që janë shfaqur, sipas TCH.
Edhe në komunën e Zveçanit, regjistruesit serbë janë dorëhequr, mirëpo siç ka njoftuar kryetari i kësaj komune, Ilir Peci ata menjëherë janë zëvendësuar.


Shtuar 5.04.2024 14:34