Categories: kosovë

Shqipëria ngre zërin kundër planit të Vuçiqit për lumin Ibër: Uji nuk guxon të bëhet armë politike

Shqipëria shprehu shqetësim serioz pas deklaratës së presidentit serb Aleksandar Vuçiq, i cili foli për mundësinë e devijimit të rrjedhës së lumit Ibër dhe përfshirjen e specialistëve e institucioneve serbe në vlerësimin e këtij skenari.

Të lidhura

None found

Ministri i Punëve të Jashtme i Shqipërisë, Ferit Hoxha, theksoi në reagimin e tij se:

“Devijimi i një lumi që është pjesë e një baseni ujor ndërkufitar nuk mund të trajtohet si një punë e brendshme ose një vendim i marrë në mënyrë të njëanshme, sidomos kur efektet e tij godasin drejtpërdrejt tokën, ekosistemin, sigurinë ujore, furnizimin dhe jetesën e banorëve të një vendi fqinj.”

Ai shtoi se e drejta ndërkombëtare e ujërave përcakton rregulla të qarta për këtë çështje. Parimet e shfrytëzimit të barabartë dhe racional të ujërave që përshkojnë kufijtë, detyrimi për të parandaluar, menaxhuar dhe pakësuar dëmet ndërkufitare, si dhe nevoja për bashkëpunim, këmbim informacioni dhe konsultime për masat me pasoja jashtë territorit kombëtar, tashmë janë norma të forta ndërkombëtare. Hoxha rikujtoi se Serbia është anëtare e Konventës së UNECE-së për Mbrojtjen dhe Përdorimin e Ujërave Ndërkufitare dhe Liqeneve Ndërkombëtare prej vitit 2010, duke pranuar edhe mekanizmat e saj për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve.

Duke nënvizuar pritshmëritë e Shqipërisë, ministri Hoxha theksoi se Beogradi duhet të respektojë tërësisht angazhimet e veta ndërkombëtare dhe frymën e marrëdhënieve të mira fqinjësore.

Në një postim në platformën “X”, Hoxha deklaroi se “çdo projekt apo ndërhyrje që mund të ndryshojë rrjedhën, sasinë apo pastërtinë e ujërave që lidhen me Kosovën duhet të trajtohet me transparencë, duke u mbështetur në të dhëna shkencore, me një vlerësim të plotë të ndikimit ndërkufitar dhe pas konsultimeve me palën e prekur.”

Ai paralajmëroi se burimet ujore nuk mund të shndërrohen në mjet presioni politik apo ndëshkimi ndaj një shteti a popullate tjetër. Shqipëria, shtoi ai, përkrah me vendosmëri të drejtën e Kosovës për siguri, zhvillim të qëndrueshëm dhe mbrojtje të rezervave të saj ujore. “Ne jemi thellësisht të bindur dhe presim që çështje të tilla të zgjidhen përmes dialogut, bashkëpunimit dhe standardeve evropiane, jo me kërcënime apo ndërhyrje dhe veprime të njëanshme,” përfundoi Hoxha.

të fundit

Zjarret në Mallakastër vihen nën kontroll, Ministria e Mbrojtjes publikon pamjet

Ministria e Mbrojtjes ka ndarë pamje nga ndërhyrja për menaxhimin e situatës së zjarreve në territorin e bashkisë Mallakastër, e…

17 seconds ago

30-Year-Old Man from Maliq Dies After Jumping from Boat into Lake Pogradec

Një 30-vjeçar nga Maliqi ka humbur jetën në ujërat e liqenit të Pogradecit, pasi është hedhur nga një varkë. Ngjarja…

3 minutes ago

Massive Fire in England, British Police Warn Drivers: Abandon Your Vehicles to Save Yourselves

Policia britanike u drejtoi një thirrje të dëshpëruar drejtuesve të automjeteve që t`i braktisnin makinat e tyre “nëse donin të…

3 minutes ago

Tourists Flock to Ithaca Following the Success of “The Odyssey,” Even Though Nolan Did Not Film a Single Scene There

Itaka, ishulli grek që besohet të jetë atdheu i Odisesë në poemën e Homerit, po përballet me një bum turistësh,…

4 minutes ago

Ten Wildfires Reported Nationwide, Defense Ministry Says Five Remain Active but Homes Are Not at Risk

Ministria e Mbrojtjes ka dalë me një njoftim zyrtar lidhur me situatën e zjarreve në vend. Ministria e Mbrojtjes informon…

4 minutes ago

Fires Return to Krujë/ Two Blazes in Krastë and the Abazaj Neighborhood, Forest Reduced to Ashes (VIDEO)

Rikthehen vatrat e zjarrit sërish në Krujë. Një vatër e re zjarri është regjistruar sërish në zonën e Krastës së…

5 minutes ago