Shoqata e Familjarëve “Përkorë”, e drejtuar nga Latif Mehmeti, ka reaguar ndaj deklaratave të presidentit serb Aleksandër Vuçiq në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, ku ai mohoi se në Kosovë kishte ndodhur një katastrofë humanitare gjatë luftës së viteve 1998-1999.
None found
Për familjet e viktimave dhe të personave të zhdukur, deklarata të tilla përbëjnë mohim të një tragjedie të dokumentuar dhe të vuajtjeve të mijëra familjeve, transmeton KosovaPress.
Në reagimin e saj, shoqata thekson se gjatë luftës shqiptarët e Kosovës u vranë, u dëbuan me forcë nga shtëpitë e tyre dhe mijëra persona rezultojnë ende të zhdukur. Sipas saj, mbi 800 mijë shqiptarë të Kosovës u detyruan të largoheshin drejt Shqipërisë dhe Maqedonisë së atëhershme.
Shoqata sjell si dëshmi të krimeve edhe gjetjen e trupave të shqiptarëve të Kosovës në varreza masive brenda territorit të Serbisë, përfshirë lokacionet në Batajnicë, Petrovo Selo, Peruçac, Rudnicë dhe Kizhevak.
“Për familjet, këto fakte ngrenë pyetje të rënda që ende kërkojnë përgjigje: Kush i transportoi trupat e shqiptarëve të vrarë në Kosovë drejt Serbisë? Kush dha urdhrat? Kush organizoi fshehjen e tyre në varreza masive dhe kush mban përgjegjësi për këtë? Këto nuk janë vetëm pyetje të familjeve të të zhdukurve. Janë çështje që kërkojnë trajtim serioz institucional, dokumentim të plotë dhe përgjegjësi para drejtësisë”, thuhet në reagim.
Shoqata u ka bërë thirrje institucioneve të Republikës së Kosovës që faktet, dëshmitë dhe dokumentet lidhur me krimet e luftës dhe personat e zhdukur t’i paraqesin në mënyrë të vazhdueshme dhe të fuqishme para faktorit ndërkombëtar.
“E vërteta për viktimat, të zhdukurit dhe familjet e tyre nuk mund të fshihet përmes mohimit apo propagandës. Familjet kërkojnë të vërtetën, drejtësinë dhe përgjegjësinë për të dashurit e tyre”, thuhet në përfundim të reagimit të Shoqatës së Familjarëve “Përkorë” në Podujevë, e cila drejtohet nga Latif Mehmeti.
Gjatë fjalimit të mbajtur të mërkurën në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, mohoi se forcat serbe të sigurisë, përfshirë edhe grupet paramilitare, kishin shkaktuar katastrofën humanitare të viteve 1998-99 në Kosovë.
Vuçiq kritikoi gjithashtu ndërhyrjen e NATO-s kundër shtetit të tij në pranverën e vitit 1999, ndërsa më pas akuzoi Kroacinë për “ringjallje të nazizmit”.
Ish-fituesi i Topit të Artë, Jean-Pierre Papin, ka kritikuar Kylian Mbappen për mënyrën se si u prezantua në media gjatë…
Analisti Erl Murati, i ftuar në emisionin “Prime News24”, ka komentuar situatën rreth ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku dhe akuzave ndaj saj,…
Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në emisionin “Prime News24” në News24, komentoi mundësinë e një kërkese të dytë nga SPAK…
Mbreti Charles III vijoi vizitën e tij në Bahamas me homazhe për katër marinsat bahamianë që humbën jetën në vitin…
Ndarjet e reja parashohin 102 milionë euro për pagat, përfshirë pagën e 13-të dhe kompensimin retroaktiv të përvojës së punës,…
Gjykata Themelore në Pejë ka caktuar një muaj paraburgim për Albert Sylajn, i dyshuar për vrasjen e Arlinda Zekajt në…