I dërguari i Trump për misione speciale, Richard Grenell ka lëshuar një deklaratë të rëndë për Albin Kurtin dhe qeverinë e tij, një goditje e fortë nga SHBA vetëm 5 ditë përpara zgjedhjeve parlamentarë në Kosovë.
Grenell ka shkruar në profilin e tij në “X” se qeveria Kurti nuk ka qenë kurrë një partner i besueshëm për SHBA-në, si për Biden ashtu dhe për presidentin aktual Donald Trump. Ndër të tjera ai shkruan se kompanitë amerikane janë zhvilluar gjerësisht në Shqipëri e Serbi dhe nuk po gjejnë akses në Kosovë dhe kjo vetëm për shkak të Kurtit dhe politikave të tij.
Richard Grenell shkruan se Kurti është paralajëmruar disa herë për veprimet e tij të njëamshme që sjellin destabilim në rajonin e Ballkanit, si dhe i drejtohet popullsisë për të mos u mashtruar nga prentedimet që kryeministri aktual i Kosovës hedh në publik duke thënë se marrëdhëniet me SHBA-në janë tepër të afërta.
“Administrata Trump ka punuar dhe do të vazhdojë të punojë drejt paqes për të gjithë në Ballkan. Por ne kemi nevojë për partnerë të besueshëm. Qeveria Kurti nuk ishte e besueshme gjatë mandatit të parë të Trump, as gjatë mandatit të Bidenit. Si republikanët ashtu edhe demokratët e kanë kritikuar vazhdimisht Kurtin për ndërmarrjen e veprimeve të njëanshme që e destabilizojnë rajonin. Po ashtu edhe BE-ja dhe NATO-ja. Bashkësia ndërkombëtare është e bashkuar kundër Kurtit.
Kompanitë amerikane po zgjerohen në Shqipëri dhe Serbi por nuk po zgjerohen në Kosovë për shkak të Kurtit. Kurti ka qenë gjithashtu kundër çdo ideje amerikane të ofruar nga presidentët Clinton, Bush, Obama, Biden dhe Trump. Retorika e përdorur nga Kurti tani, duke pretenduar se është i afërt me SHBA-në dhe më mirë se të gjitha qeveritë e tjera të Kosovës, është absolutisht e rreme. Mos u mashtroni,” shkroi Grenell në X.