Categories: kosovë

SHBA-ja ngre paralajmërimin për veriun e Kosovës: Udhëtarëve u kërkohet të rishqyrtojnë vizitat

Departamenti amerikan i Shtetit ka publikuar më 25 gusht një përditësim të udhëzimit për udhëtimet drejt Kosovës, ku u kërkon shtetasve amerikanë të tregojnë kujdes të shtuar, veçanërisht në zonat veriore të vendit.

Të lidhura

None found

Kosova vazhdon të klasifikohet në nivelin 2, që nënkupton “Ushtro kujdes të shtuar”. Ndërkaq, për veriun e vendit alarmi është vendosur në nivelin 3, me rekomandimin “Rishikoni udhëtimin”. Shkallët e paralajmërimit janë: 1 = ushtro kujdes normal, 2 = kujdes i shtuar, 3 = rishiko udhëtimin, 4 = mos udhëto.

Sipas njoftimit të Departamentit amerikan të Shtetit, tensionet që lidhen me situatën politike mund të përshkallëzohen shpejt dhe mund të sjellin pengesa në transport, si edhe ndërprerje të shërbimeve të tjera jetike.

Autoritetet amerikane paralajmërojnë gjithashtu për mundësinë e dhunës, përfshirë sulmet terroriste dhe veprimtari të tjera të ndërlidhura me terrorizmin në Ballkan, përfshirë edhe Kosovën.

Për Mitrovicën e Veriut, Leposaviqin, Zubin Potokun dhe Zveçanin, Departamenti i Shtetit u sugjeron qytetarëve amerikanë të rishqyrtojnë planet e udhëtimit për shkak të mundësisë së trazirave.

Në udhëzim vlerësohet se tensionet ndëretnike në këto komuna mund të krijojnë kushte për shpërthimin e trazirave të dhunshme civile.

Po sipas Departamentit amerikan të Shtetit, protestat mund të nisin pa paralajmërim dhe mund të ndikojnë në lëvizjen e qytetarëve, por edhe në ofrimin e shërbimeve të tjera.

SHBA-ja nënvizon se kapacitetet e qeverisë amerikane për t’u ofruar ndihmë emergjente shtetasve të saj në veriun e Kosovës janë të kufizuara.

Për këtë shkak, udhëtimet e punonjësve të qeverisë amerikane drejt Mitrovicës së Veriut, Leposaviqit, Zubin Potokut dhe Zveçanit janë të kufizuara.

Qytetarët amerikanë që zgjedhin të udhëtojnë në Kosovë këshillohen të regjistrohen në programin Smart Traveler Enrollment Program (STEP), të qëndrojnë larg protestave dhe turmave, si dhe të kenë gati një plan emergjent largimi që nuk mbështetet te ndihma e qeverisë amerikane.

Udhëtarëve u kërkohet po ashtu të ndjekin raportimet e mediave lokale për informacionet më të fundit dhe të jenë të përgatitur për ndryshimin e planeve të udhëtimit.

Këshilla e përditësuar, e publikuar më 25 gusht 2026, e ruan Kosovën në nivelin e dytë të rrezikut, ndërsa veriun e saj në nivelin e tretë.

të fundit

Tetovë, tre vatra zjarri aktive në ambiente të hapura

Njësia Territoriale Kundër Zjarrit – Tetovë po përballet aktualisht me tre zjarre aktive në ambiente të hapura, në fshatin Leshnicë,…

22 seconds ago

100 Influential Women in Oncology in 2026, Including Evis Sala

Që nga 26 gushti 2023, Dita e Barazisë së Grave në Shtetet e Bashkuara ka shënuar fillimin e një tradite…

2 minutes ago

Berisha: This summer exposed the “narco-state”; Agasi is the most dangerous mafioso after Edi Rama

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë fjalës së tij në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të PD-së, ka lëshuar akuza…

2 minutes ago

89th Protest: Citizens March from Skanderbeg Square toward the Prime Minister’s Office, Chanting “Revolution!

Ka nisur marshimi i protestuesve nga sheshi “Skënderbej” në drejtim të Kryeministrisë, në kuadër të protestës qytetare. Gjatë marshimit, qytetarët…

3 minutes ago

Berisha before the National Council: The DP will continue its unconditional support for the protest; Rama must resign

Partia Demokratike ka mbledhur këtë të enjte pasdite Këshillin Kombëtar ndërsa gjatë fjalës së tij, kryetari i PD-së, Sali Berisha,…

3 minutes ago

Berisha calls Democrats to action: DP is in the final kilometers toward victory, there is no room for lethargy

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u ka bërë thirrje demokratëve që të përgatiten për një fazë të re të…

4 minutes ago