Aplikantëve në mbarë botën u janë pezulluar terminet për viza nga administrata e presidentit amerikan Donald Trump.
None found
Kjo masë vjen në kuadër të përpjekjeve të vazhdueshme të Qeverisë amerikane për të forcuar politikat e emigracionit gjatë mandatit të dytë të presidentit republikan në Shtëpinë e Bardhë.
Sipas një zëdhënësi të Departamentit Amerikan të Shtetit, në të gjitha ambasadat dhe konsullatat e SHBA-së në botë ka filluar një nismë për trajnimin e personelit. Për t’u krijuar mundësi punonjësve që të marrin pjesë në këtë trajnim, oraret e termineve për shërbimet e vizave do të përshtaten.
Hollësi për përmbajtjen e trajnimit dhe afatet e zhvillimit të tij nuk janë bërë të ditura nga Departamenti i Shtetit. Ky institucion deklaroi vetëm se synimi është që zyrtarët konsullorë të ndihmohen në përjashtimin e aplikantëve që konsiderohen se mund të varen nga përfitimet publike në SHBA, si dhe që shqyrtimi i kërkesave për viza të kryhet “në mënyrë gjithëpërfshirëse dhe të njëtrajtshme”.
Financial Times ishte mediumi i parë që raportoi për pezullimin. Sipas gazetës, aplikantët për viza imigruese me intervista të planifikuara në ambasadat dhe konsullatat amerikane kanë marrë e-maile përmes të cilave janë informuar se takimet do të ricaktohen dhe se data e re do t’u komunikohet më vonë.
Politika e ndjekur nga Trumpi përfshin dëbimin e emigrantëve dhe shtrëngimin e rregullave të emigracionit. Në kuadër të saj parashikohen revokimi i vizave dhe i vizës së njohur si Green Card, si dhe refuzimi i aplikimeve për arsye të ndryshme, përfshirë qëndrimet politike dhe pjesëmarrjen në protestat propalestineze kundër fushatës ushtarake të Izraelit, aleatit të SHBA-së, në Gazë.
Trumpi thotë se fushata ka për qëllim rritjen e sigurisë së brendshme, por disa prej masave të administratës amerikane kanë hasur në pengesa ligjore.
Vetëm disa ditë më parë, një gjykatë amerikane hodhi poshtë vendimin e administratës Trump për pezullimin e lëshimit të vizave për migrantët nga 75 shtete, mes tyre edhe Kosova. Gjykata vlerësoi se një politikë e tillë tejkalonte kompetencat ligjore të sekretarit amerikan të Shtetit, Marco Rubio.
Gjatë fushatës presidenciale për mandatin e dytë në Shtëpinë e Bardhë, Trumpi kishte premtuar dëbimin e miliona migrantëve pa dokumente. Që prej rikthimit të tij në Shtëpinë e Bardhë, administrata ka ndërmarrë një varg veprimesh për të përshpejtuar dëbimet dhe për të zvogëluar numrin e kalimeve të paligjshme kufitare.
Ish-presidenti amerikan, Barack Obama, ka reaguar pas rezultateve të zgjedhjeve të mesit të mandatit në SHBA, duke theksuar se qytetarët…
Një shpërthim i dyshuar me lëndë plasëse është regjistruar gjatë orëve të para të mëngjesit në qytetin e Lezhës. Ngjarja…
Një mesazh i ftohtë, një reagim i pazakontë apo një kritikë nga eprori mund të na bëjë të dyshojmë në…
Një zakon i vjetër shtëpiak po rikthen vëmendjen te përdorimi i gështenjave për mbrojtjen e gardërobës. Mësoni si zbatohet kjo…
Kampioni, Drita, dhe klubi më i trofeshëm në futbollin kosovar, Prishtina, përballen sot (e mërkurë) në Gjilan në ndeshjen e…
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sfeçla ka bërë të ditur se është goditur një grup kriminal ndërkombëtar dhe kjo…