kosovë

Serbia kamuflon automjetet ushtarake nga Kina si makina ndërtimi

Serbia vazhdon të armatoset. Së fundmi autoritetet serbe kanë blerë mjete ushtarake nga Kina, e të cilat i kanë kamufluar si ‘makina ndërtimi’. Gazeta malazeze ‘Pobjeda’ raporton se më shumë se 20 kamionë të importuar nga Kina nga kompania serbe “Millennium Team” kanë zbarkuar në portin e Tivarit, derisa sipas kësaj gazete bëhet fjalë për automjete ushtarake.

“Kompania ‘Millennium Team”, për të cilën burime të Pobjedës dyshojnë se importon kamionë ushtarakë të maskuar si makineri ndërtimi në Serbi përmes portit të Tivarit, thuhet se është një firmë e afërt me regjimin në Beograd dhe shpesh favorizohet në procedura të shumta tenderash shtetërore. Mediat serbe shkruajnë se pronarët e kësaj kompanie – Ivan Boshnjak dhe Stojan Vujko janë njerëz besnikë të Vuçiqit, por janë vetëm pronarë formalë. Ato shkruajnë gjithashtu se Boshnjak dhe Vujko janë të afërt me vëllezërit Sinisha dhe Predrag Mali”, shkruan ‘Pobjeda’.

Të lidhura

None found

Burime të kësaj gazete pohojnë se ato janë automjete ushtarake, gjegjësisht raketambajtëse nga të cilat janë larguar raketahedhësit, ndërsa në doganë janë raportuar si “makineri ndërtimi”.

Automjetet janë të lyera me ngjyrë të verdhë nga jashtë, ndërsa pjesa e brendshme është e gjelbër, ashtu siç është ngjyra e automjeteve ushtarake.

“Sa i përket çështjes që ka të bëjë me automjetet që janë futur në portin e Tivarit, theksojmë se ato nuk janë lëshuar në qarkullim të lirë dhe as nuk ka synim që ato të futen në qarkullim të lirë në Mal të Zi. Automjetet janë dorëzuar me rrugë detare në portin e Tivarit, për të kryer procedurën e tranzitit përmes Malit të Zi deri në destinacionin përfundimtar”, kanë theksuar nga Dogana e Malit të Zi.

Më tej ata shprehen se duke pasur parasysh se “veturat në fjalë janë raportuar në doganë si makina ndërtimi, autoriteti doganor ka kërkuar dorëzimin e dokumentacionit shtesë lidhur me llojin e mallit dhe qëllimin përfundimtar të tyre”.

Ndërkohë, sipas informacioneve të “Pobjeda”-s, automjetet kanë marrë leje për të vazhduar udhëtimin për në Serbi.

Nga Drejtoria doganore nuk janë përgjigjur se cila kompani ka importuar veturat në fjalë dhe nëse është e vërtetë se ato janë automjete ushtarake të importuara nga Kina.

Ndërkohë, nga kompania serbe “Millennium Team” kanë thënë se “janë në proces të blerjes dhe importit të makinerive ndërtimore dhe kamionëve nga Kina për ndërtimin e Expo 2027”.

Kjo kompani ka theksuar se “pajisja e përmendur nuk është për përdorim ushtarak, por ekskluzivisht për përdorim civil”.

Megjithatë, burimet e gazetës “Pobjeda” janë skeptike dhe nuk janë të sigurta se dërgesa që mbërriti në portin e Tivarit nga Kina për tregun serb është vërtet civile.

“Autoritetet malazeze duhet të ishin shumë më të kujdesshme, veçanërisht duke pasur parasysh faktin se Serbia është sërish një kërcënim për stabilitetin e gjithë rajonit të Ballkanit Perëndimor dhe presidenti i këtij vendi, Aleksandar Vuçiq, ka muaj që kërcënon me armatim shtesë”, kanë thënë burimet e gazetës ‘Pobjeda’.

të fundit

Kurti pas lejes së Jakup Krasniqit nga Haga: Solidaritet me familjen në momente të vështira

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas vizitës së ish-kryetarit të Kuvendit, Jakup Krasniqi, te familja e tij, pasi…

42 seconds ago

Zbulohen zyrtarisht tri kandidaturat për kreun e FIFA-s

FIFA ka bërë të ditur se tri kandidatura janë paraqitur nga federatat anëtare për zgjedhjet e ardhshme presidenciale, të cilat…

12 minutes ago

PSG hyn me forcë në garën për mbrojtësin e Manchester Cityt, Josko Gvardiol

Paris Saint-Germaini është futur fuqishëm në garën për transferimin e mbrojtësit kroat Josko Gvardiol, i cili mund të largohet nga…

12 minutes ago

Përfundon takimi i parë trepalësh mes SHBA-së, Kinës dhe Rusisë, liderët diskutojnë për paqen dhe armët bërthamore

Presidenti amerikan Donald Trump, lideri suprem kinez Xi Jinping dhe kreu i shtetit rus Vladimir Putin kanë nisur takimin e…

13 minutes ago

Seanca e Kuvendit të Kosovës vonohet rreth një orë, ende nuk ka rifilluar

Pavarësisht se ishte paraparë të fillonte në orën 10:00, vazhdimi i seancës së Kuvendit të Kosovës, e cila kishte mbetur…

23 minutes ago

ESHR-Maqedoni: Sektori i IT-së në Fondin e Sigurimeve Shëndetësore me boshllëqe të theksuara në sigurinë e informacionit

Enti Shtetëror i Revizionit në Maqedoni ka konstatuar mangësi serioze në sigurinë e sistemit informatik të Fondit të Sigurimeve Shëndetësore,…

24 minutes ago