Categories: kosovë

Rron Gjinovci kritikon trajtimin e dhunës në familje pas vrasjes në Pejë: Në burg duhet të shkojnë dhunuesit, jo gratë

Analisti Rron Gjinovci ka reaguar pas vrasjes së një gruaje në Pejë, duke kërkuar që institucionet të zbatojnë ligjin ndaj autorëve të dhunës në familje dhe jo t’i largojnë viktimat nga shtëpitë e tyre.

Përmes një postimi në Facebook, ai kundërshtoi dërgimin e grave të dhunuara në strehimore. Sipas Gjinovcit, në këto qendra duhet të dërgohen dhunuesit dhe familjarët që i mbështesin ose bashkëpunojnë në veprimet e tyre, ndërsa viktimat duhet të mbrohen.

Të lidhura

None found

Gjinovci e cilësoi të papranueshme që prokuroria t’u thotë grave të shkojnë në strehimore, me arsyetimin se rrezikojnë të vriten në shtëpi. Ai tha se shteti nuk duhet të dorëzohet përballë një burri që kryen vepra penale dhe familjes së tij bashkëpërfshirëse, duke kërkuar që në burg të përfundojnë edhe nëna, babai, vëllai apo motra që e mbështesin një person i cili dhunon gruan.

Ai kërkoi gjithashtu përgjegjësi për fqinjët që janë në dijeni të dhunës, por nuk e raportojnë atë. Sipas tij, në një rast vrasjeje duhet të përgjigjen të gjithë bashkëkryesit dhe personat që kanë ndihmuar, madje duke ironizuar se mund të përfundojnë në burg 10-15 persona, në mënyrë që të parandalohet përsëritja e dhunës ndaj grave. Në përfundim, ai e përshkroi shoqërinë si të sëmurë dhe hipokrite.

të fundit

Norvegjia përballet me sulm kibernetik, në shënjestër sistemi kombëtar i identifikimit

Sistemi kombëtar i identifikimit elektronik në Norvegji, ID-porten, është bërë objekt i një sulmi kibernetik të tipit DDoS. [...]Read More...

8 minutes ago

Analiza e ecurisë së Kosovës në Ligën e Kombeve: sukseset dhe pengesat e Dardanëve në podcastin “Arena e Yjeve

Në episodin e radhës të podcastit “Arena e Yjeve”, gazetarët e Telegrafit, Lavdim Pireva, Shkumbin Pireva dhe Bardh Maxhuni, diskutojnë…

20 minutes ago

Ben-Meir: 600 mijë dollarët e lobimit në SHBA duhet të sjellin rezultate konkrete

Rikthimi i Kosovës në lobimin profesional në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pas më shumë se dy vjetësh pa një…

20 minutes ago

Indrit Tuci i jep fitoren Olimpija Ljubjanës ndaj Kalcer Radomijes në kampionatin slloven

Olimpija Ljubjana ka marrë fitoren përballë Kalcer Radomije [...]Read More...

28 minutes ago

Ministrja Pacolli njofton ndërhyrje në Badovc e Batllavë, teksa vazhdojnë rrënimet në Ujman

Rrënimi i ndërtimeve pa leje pranë liqenit të Ujmanit po vazhdon, ndërsa Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor paralajmëron ndërhyrje…

28 minutes ago

Protesta qytetare në Tiranë, marshim drejt Rrugës së Elbasanit me thirrje për dorëheqjen e Ramës

Prej orës 14:00 vijon protesta qytetare kundër qeverisë. Pas qëndrimit për disa orë para Ministrisë së Arsimit, protestuesit kanë zhvendosur…

29 minutes ago