Categories: kosovë

Reagon Donika Gërvalla pas vrasjes së gruas 25-vjeçare në Malishevë: Kërkon hetim pa kompromis dhe zero tolerancë ndaj dhunës

Zëvendëskryeministrja dhe ministrja në detyrë e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka reaguar ashpër ndaj krimit të rëndë që i mori jetën një 25-vjeçareje në fshatin Kërvasari të Malishevës.

Të lidhura

None found

Ajo u ka bërë thirrje institucioneve të sigurisë dhe drejtësisë që të kryejnë një hetim të shpejtë, gjithëpërfshirës dhe pa asnjë lëshim, në mënyrë që të ndriçohen plotësisht rrethanat e ngjarjes dhe autori të dalë para ligjit.

“Dhuna ndaj grave nuk është çështje private. Nuk është konflikt familjar. Nuk është ‘punë e shtëpisë’. Dhuna ndaj grave është krim dhe ndaj saj do të ketë zero tolerancë,” theksoi Gërvalla në një deklaratë të prerë.

Ministrja e cilësoi këtë ngjarje tragjike si një sinjal të fortë alarmi për mbarë shoqërinë dhe aparatin shtetëror. Ajo nënvizoi se reagimi nuk mund të vijë vetëm pas humbjes së një jete, por se dhuna duhet të ndalet përpara se të marrë përmasa të pakthyeshme.

Në rolin e saj si Koordinatore Kombëtare për Mbrojtje nga Dhuna në Familje, Dhuna ndaj Grave dhe Dhuna me Bazë Gjinore, Gërvalla insistoi që ky rast të trajtohet me seriozitetin më të lartë dhe të shqyrtohet çdo detaj.

“Një grua është vrarë. Përballë dhunës ndaj grave nuk mund të ketë heshtje, arsyetime apo indiferencë. Ka vetëm një përgjigje: drejtësi dhe vetëm drejtësi dhe zero tolerancë ndaj dhunës në familje, dhunës ndaj grave dhe dhunës me bazë gjinore,” përfundoi ajo.

Në fund të reagimit të saj, Gërvalla i shprehu ngushëllimet e sinqerta familjes dhe njerëzve të afërt të viktimës.

të fundit

Ahmeti pas fitores në Bërvenicë: Ky vend u përket shqiptarëve autoktonë

Kryetari BDI-së Ali Ahmeti, ishte i pranishëm në Bërvenicë ku mbajti fjalim pas fitores së Arkin Jahijit. Ai tha se…

1 minute ago

Juljan Ahmataj: Skënderbeu duhej ta mbyllte ndeshjen me Vllazninë që në pjesën e parë

Juljan AhmatajTrajneri i Skënderbeut, Juljan Ahmataj ka ende “pishmane” nga barazimi 1 – 1 me Vllazninë, ndeshje e luajtur në…

3 minutes ago

Arkin Jahiji pas fitores në Bërvenicë: Ky rezultat u arrit së bashku

Arkin Jahiji ka folur pas fitores në Komunën e Bërvenicës në zgjedhjet e jashtëzakonshme, të cilat u mbajtën sot (1…

14 minutes ago

Stojanoska: VLEN u bë “Kali i Trojës” në dobi të BDI-së

Deputetja e OBRM-PDUKM-së, Dafina Stojanoska, akuzoi koalicionin VLEN se në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale në Bërvenicë mbështeti kandidatin…

27 minutes ago

Babai përqafon Arkin Jahijin dhe i uron fitoren në Bërvenicë

AKI dhe kandidati i tyre për kryetar të Komunës së Bërvenicës, Arkin Jahiji kanë shpallur fitore në zgjedhjet e jashtëzakonshme.Pas…

27 minutes ago

Arkin Jahiji shpall fitoren në Komunën e Bërvenicës

AKI dhe kandidati i tyre për kryetar të Komunës së Bërvenicës, Arkin Jahiji kanë shpallur fitore në zgjedhjet e jashtëzakonshme.Pas…

27 minutes ago