Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK) ka reaguar me shqetësim të madh pas vrasjes së një gruaje në Gjilan, e cila dyshohet se u qëllua për vdekje nga bashkëshorti i saj. Sipas dyshimeve, në këtë ngjarje humbi jetën edhe vëllai i saj, ndërsa një person tjetër u plagos.
None found
Dy viktimat, një burrë dhe një grua rreth 30-vjeçarë, dyshohet se u vranë me armë zjarri të premten në fshatin Livoç i Ulët të Gjilanit. Nga incidenti mbeti i plagosur edhe një person tjetër.
RrGK ka deklaruar se asnjë mosmarrëveshje apo konflikt i mëparshëm nuk mund të përdoret si arsyetim për vrasjen e një gruaje. Organizata kërkon që rasti të hetohet në mënyrë të plotë dhe personi përgjegjës të përballet me drejtësinë.
“Dhuna ndaj grave nuk është çështje private, por shkelje e rëndë e të drejtave të njeriut, ndaj së cilës institucionet duhet të veprojnë me përgjegjësi dhe pa vonesa”, thuhet në reagimin e RrGK-së.
Rrjeti i Grave të Kosovës u ka bërë thirrje institucioneve dhe shoqërisë që të angazhohen në mënyrë të vazhdueshme, duke ndërmarrë masa konkrete për parandalimin e dhunës dhe mbrojtjen e sigurisë së grave.
Gjithashtu, RrGK ka njoftuar se viktimave të dhunës me bazë gjinore u ofron këshillim ligjor falas.
Gjatë vizitës në Budapest, kryenegociatori i Republikës së Kosovës me Bashkimin Evropian, Jeton Zulfaj, zhvilloi takime të ndara me zëvendëssekretaren…
Ylli i NBA-së, Shai Gilgeous-Alexander, i është bashkuar grupit të aksionarëve të Atlético Madrid, njoftuan klubi dhe basketbollisti përmes një…
Qytetarë dhe aktivistë të shumtë kanë dalë edhe këtë të premte në protestën e radhës e cila hyri në ditën…
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, priti në takim Komisionerin e Lartë të OSBE-së për Pakicat Kombëtare, Christophe Kamp, të cilin…
TeutaTeuta do të përballet me Skënderbeun, në ndeshjen e vlefshme për javën e 6-të të “Abissnet Superiore” [...]Read More...
Aleanca për Shqiptarët thonë se shqiptarët respektojnë identitetin dhe gjuhën maqedonase, mirëpo edhe marrëveshjet ndërkombëtare duhet të zbatohen."Ne shqiptarët gjithmonë…