Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, njoftoi që pjesëmarrës në Forumin Ekonomik Botëror që do të mbahet në Davos të Zvicrës , do të jenë edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Ai theksoi se ndihet shume i gezuar për pjesmarrjen e tyre në këtë forum. Forumi nis ditën e shtune dhe do të zgjasë deri me 19 Janar .
“Javën e ardhshme, në Davos do të nisë Forumi Ekonomik Botëror. Me të gjitha temat kryesore të rëndësishme, ‘Arritja e sigurisë dhe bashkëpunimit në një botë të thyer’ rezonon veçanërisht për Kosovën, dialogun Kosovë – Serbi dhe të gjithë rajonin e Ballkani Perëndimor. Gëzohem që do t’i shoh të dy, Albin Kurtin dhe Aleksandar Vuçiqin të jenë të pranishëm”, ka shkruar Rohde në X.
Next week, this year's @wef in Davos will kick off! With all key themes being relevant, "Achieving Security & Cooperation in a Fractured World" particularly resonates for 🇽🇰, the 🇽🇰-🇷🇸 dialogue, & the entire WEB-region. Glad to see both @albinkurti & @avucic will be present. https://t.co/HeMFXOrM1C
— Ambassador Jörn Rohde (@GermanAmbKOS) January 12, 2024