Ministrja në detyrë e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka deklaruar se Qeveria në detyrë nuk është kundër gazit amerikan, por ka përzgjedhur alternativën më të lirë për qytetarët.
Në një video të publikuar në Facebook, ajo ka hedhur poshtë pretendimet se Kosova ka vendosur t’i japë përparësi importit të gazit nga vendet e rajonit në vend të prodhimit vendor të energjisë elektrike ose gazit amerikan.
None found
Rizvanolli ka theksuar gjithashtu se Kosova paguan çmimin më të ulët të energjisë elektrike krahasuar me shtetet e rajonit.
“Përkundrazi, kemi zgjedhur thëngjillin, e burimet e ripërtëritshme të energjisë si era dhe dielli, kogjenerimin për ngrohje qendrore dhe efiçiencën e energjisë.
Ky kombinim mbështetet në burime vendore dhe është më i liri për qytetarët e bizneset tona. E dyta, nuk është e vërtetë që Qeveria e Kosovës është ‘kundër’ gazit të lëngëzuar nga SHBA-ja (LNG), siç thuhet”, ka deklaruar ajo në videon që e ka shpërndarë në Facebook.
Ëndrra evropiane ka qenë thuajse gjithmonë një ëndërr që ka qëndruar në sirtarët e të rinjve shqiptarë.Jetesa në vendet e…
Jakup Krasniqi ka refuzuar kontrollin mjekësor nga mjekët në Hagë, duke deklaruar se nuk do të pranojë më kujdes shëndetësor…
Publicisti Rexhep Shahu, në një prononcim për “Bota sot”, ka reaguar lidhur me protestat në Shqipëri, duke kritikuar kryeministrin Edi…
Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj në një lidhje live me gazetarin Ilir Kazaferi në Euronews Albania ka folur lidhur…
Protestat e dhunshme dhe trazirat e fundit në Evropë, si në Francë, Itali, Gjermani e vende të tjera, të nxitura…
Përfaqësuesi i OSBE-së për Lirinë e Medias ka shprehur shqetësim për raportimet e vazhdueshme për dhunë ndaj gazetarëve dhe pengimin…