Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, është shprehur se përfshirja e Kosovës në projektin e gazit amerikan nuk është një temë që mund të marrë një përgjigje të thjeshtë me “po” ose “jo”, por kërkon trajtim të thelluar në nivel institucional dhe profesional.
Në përgjigje të pyetjeve të gazetarëve për këtë çështje, ajo tha se institucionet kompetente dhe njohësit e fushës duhet të bëjnë një vlerësim të kujdesshëm të përfitimeve, kostove dhe efekteve që një projekt i tillë mund të sjellë për qytetarët dhe për Republikën e Kosovës.
None found
“A duhet Kosova ta pranojë apo jo gazin amerikan, nuk është çështje e përgjigjeve ‘po’ ose ‘jo’. Është shumë e rëndësishme që të ketë diskutime në nivel të institucioneve përgjegjëse dhe të ekspertëve, në mënyrë që të analizohen përfitimet, kostot dhe aspektet e tjera që ndërlidhen me këtë projekt”, tha ajo.
Haxhiu nënvizoi se Kosova asnjëherë nuk ka hedhur poshtë projekte që janë në dobi të qytetarëve dhe të shtetit, por theksoi se për çështje të kësaj natyre strategjike duhen diskutime serioze dhe vendime të mbështetura në analiza profesionale.
Sipas saj, institucionet e Kosovës vazhdojnë të jenë të hapura për dialog dhe për shqyrtimin e të gjitha mundësive, ndërsa bëri të ditur se ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, tashmë po merret me këtë temë.
“Ne nuk ia kemi mbyllur derën diskutimeve serioze. Jemi të hapur që të diskutojmë për këtë. Ministrja Rizvanolli ka diskutuar për këtë çështje dhe po punon në këtë drejtim. Duhet t’u japim mundësinë institucioneve përgjegjëse që të japin përgjigjen finale”, u shpreh Haxhiu.
Ajo reagoi edhe ndaj kritikave për mënyrën se si institucionet e Kosovës i janë qasur këtij projekti, duke kundërshtuar idenë se shqyrtimi i alternativave të tjera energjetike mund të paraqitet si një qëndrim kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
“Nëse Kosova sheh një zgjidhje tjetër si më të mirë, pse duhet të kritikohet dhe pse institucionet e Republikës së Kosovës të konsiderohen antiamerikane? Institucionet e Kosovës punojnë për interesat e qytetarëve dhe mbështesin projekte që janë në favor të Republikës së Kosovës dhe qytetarëve të saj. Kjo nuk duhet të shihet si antiamerikanizëm”, deklaroi Haxhiu.
Ajo shtoi se trajtimi i debatit për projektin e gazit në terma politikë nuk i shërben as Kosovës dhe as partneritetit me Shtetet e Bashkuara.
Kosova dhe Mali i Zi nënshkruan marrëveshjen për njohjen e ndërsjellë të shërbimeve të besuara dhe identifikimit elektronik. Në ceremoninë…
Një person ka rënë në prangat e policisë pasi plagosi me mjet prerës një 59-vjeçar. Mirjan Dedja qëlloi Roland Beqirajn…
Anëtari i Komisionit të Prokurimit Publik, Kreshnik Tërnova disa ditë më parë është vënë zyrtarisht nën hetim nga SPAK për…
Administrata amerikane ka ndërmarrë një tjetër hap drejt shtrëngimit të politikave të vizave, këtë herë duke vënë në qendër studentët…
Një rekrut rus i dërguar në vijën e parë të luftimeve në Ukrainë ka mesatarisht vetëm 20 deri në 30…
Gjatë një prononcimi për gazetarët, ushtruesja e detyrë së presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu, tha se seanca për konstituimin e…