Riho Terras, raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian, vlerësoi se vendi ka humbur një vit të plotë për shkak të një gjendjeje të vazhdueshme zgjedhjesh dhe fushatash, çka sipas tij ka prekur të gjitha proceset që e afrojnë Kosovën me Bashkimin Evropian.
Ai tha se prioriteti kryesor është krijimi sa më i shpejtë i një qeverie funksionale, në mënyrë që të nisë puna për reformat.
None found
“Këshilla ime e parë është që sa më shpejt të jetë e mundur të gjendet udha për të bërë një koalicion qeveritar i cili do të jetë në gjendje që të veprojë shpejt dhe të nisin me të gjitha reformat që janë planifikuar. Por pikë së pari çështja më e rëndësishme është që të ketë një qeveri funksionale”, deklaroi Terras në Klankosova.
Eurodeputeti shprehu shpresën se forcat politike do t’i lënë mënjanë dallimet mes tyre dhe do të arrijnë të gjejnë një pikë të përbashkët për ngritjen e një qeverie të fortë dhe funksionale.
Megjithëse vendi është përballur me bllokada politike gjatë viteve të fundit, Terras vlerëson se Kosova vazhdon të mbetet në një drejtim të mirë drejt Bashkimit Evropian.
Sipas tij, ishin pikërisht deputetët e Parlamentit Evropian që e nxitën komisionaren për zgjerim, Marta Kos, që ta vizitojë Kosovë.
“Tani, çdo person i rëndësishëm i institucioneve evropiane e ka vizituar Kosovën dhe porosia ishte e njëjta: të gjithë mendojnë që Kosova është në një rrugë të mirë dhe se një qeveri funksionale duhet të jetë aty. Kjo për të pasur një partner për të negociuar dhe të ketë një partner për statusin e vendit kandidat për Kosovën dhe të çelen bisedimet e pranimit në Union”, deklaroi Terras.
Ai theksoi më tej se pengesa kryesore për BE-në, sa i përket nisjes së bisedimeve të anëtarësimit me Kosovën, mbetet fakti që pesë shtete anëtare të Unionit ende nuk e njohin Kosovën.
“Ne prej anës sonë, të Parlamentit Evropian, po mundohemi të ju qasemi këtyre vendeve dhe t’i pyesim se çka po mendojnë ato. Kanë kaluar më shumë se 20 vite dhe ata akoma nuk e dinë cila është rruga përpara, cili është plani i tyre, qysh ata do të vazhdojnë me këtë”.
“Për mendimin tim, Komisioni Evropian duhet të hapë diskutimet dhe t’ia japë Kosovës statusin e vendit kandidat gjithsesi. Kjo përkundër faktit që disa vende nuk e kanë njohur Kosovën. Dhe hapja e bisedimeve për pranim do të ishte një shenjë e mirë edhe për vendet mosnjohëse”, theksoi eurodeputeti.
Duke komentuar situatën e sigurisë në Kosovë, Terras bëri të ditur se gjatë vizitës së tij të fundit në vend kishte shkuar edhe në selinë qendrore të KFOR-it. Sipas tij, mesazhi nga drejtuesit e këtij misioni ishte pozitiv, duke nënvizuar se gjendja është stabilizuar dukshëm dhe se nuk ka pengesa për ndërtimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore, para së gjithash me Serbinë dhe me minoritetin serb në Kosovë.
Për dialogun Kosovë-Serbi, ai tha se Bashkimi Evropian duhet të bëjë gjithçka që ka në dorë për t’i shtyrë të dyja palët drejt bisedimeve, “dhe ta shtynë Serbinë aq sa po e shtynë Kosovën”.
“Problemi tani është që unë nuk shoh që Bashkimi Evropian është fort aktiv në raport me palën serbe. Dhe Serbia nuk dëshiron që të gjejë rrugë për të dalë nga kjo” situatë, shtoi eurodeputeti nga Estonia.
Sipas Terrasit, zgjidhja më e mirë për të dyja palët “është që të harrojnë konfliktet dhe të angazhohen bashkërisht që të kenë një rajon paqësor”.
“Të gjejnë rrugë për këtë dhe BE-ja të ndërmjetësojë në këtë proces dhe të shtyjë të dyja shtetet për të gjetur mënyrat për këtë”, tha Terras, ndonëse sipas tij emisari për dialog, Peter Sorensen, nuk ka bërë mjaftueshëm në këtë aspekt.
Në fund, ai nënvizoi se, sipas vlerësimit të tij, “vetëm Kosova e Serbia janë në gjendje që të zgjidhin problemin”.
Sipas raportimeve të mediumit spanjoll Marca, drejtori sportiv i Barcelonës, Deco, po përgatit një listë alternative sulmuesish në rast se…
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, ka publikuar në rrjetet sociale një video ku shfaqet një vajzë duke…
Një situatë të pazakontë pamë mbrëmë në ndeshjen e Kupës së Botës midis Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Australisë.…
Lidhja Shqiptare vlerëson se njoftimi i Qeverisë për formimin e një Qendre për Ndihmën e Shpejtë në Shkup është një…
Janë zbuluar detaje të reja mbi vdekjen e aktores së njohur amerikane Daveigh Chase, e cila ndërroi jetë më 16…
Holanda ka shkuar në pushim me epërsi 2-0 ndaj Suedisë, në një pjesë të parë ku skuadra e Ronald Koeman…