Glauk Konjufca, zëvendëskryeministër i Parë në detyrë dhe ministër i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, ka zhvilluar një takim me eurodeputetin Riho Terras, raportuesin e përhershëm të Parlamentit Evropian për Kosovën.
None found
Sipas njoftimit të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, në këtë takim është biseduar për zhvillimet politike në vend, krijimin e institucioneve të reja pas zgjedhjeve parlamentare, si edhe për rrugëtimin e Kosovës drejt integrimit evropian dhe euroatlantik.
Gjatë bisedës, Konjufca ka çmuar kontributin e Parlamentit Evropian në mbështetje të synimeve evropiane të Kosovës dhe njëkohësisht e ka falënderuar eurodeputetin Terras për përfshirjen e tij në raport me zhvillimet në vend.
Në takim u nënvizua edhe rëndësia që kërkesa e Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian të trajtohet me vëmendjen e duhur, në mënyrë që të hapet rruga për avancimin e statusit të vendit kandidat dhe fillimin e negociatave për anëtarësim.
Ministria bëri të ditur se Kosova vazhdon të jetë e përkushtuar ndaj avancimit të agjendës evropiane, thellimit të bashkëpunimit me institucionet e BE-së dhe përmbushjes së kritereve të nevojshme për integrim të plotë në Bashkimin Evropian.
Nëntë persona kanë humbur jetën pasi një avion privat u rrëzua në një zonë të banuar në Palm Beach County,…
Protestat e udhëhequra nga të rinjtë, që po tronditin Evropën këtë vjeshtë, përfunduan të shtunën në mbrëmje me dhunë në…
Protestat e udhëhequra nga të rinjtë, që po tronditin Evropën këtë vjeshtë, përfunduan të shtunën në mbrëmje me dhunë në…
Nëntë persona kanë humbur jetën pasi një avion privat u rrëzua në një zonë të banuar në Palm Beach County,…
Granit Xhaka nuk e ka fshehur zhgënjimin pas një tjetër humbjeje të Sunderlandit në Ligën Premier, këtë herë me rezultat…
Edon Zhegrova duhet vlerësuar dhe të zhvillojë më shumë minuta, kjo së paku është kërkesa e shumë tifozëve të Juventusit…