Categories: kosovë

Bedri Hamza pret eurodeputetin Riho Terras, në fokus zhbllokimi institucional dhe integrimi evropian

Raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian, eurodeputeti Riho Terras, u prit sot në një takim nga kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza.

Të lidhura

None found

Në këtë takim u bisedua për zhvillimet politike në vend, për procesin e integrimit evropian, si dhe për nevojën e tejkalimit të ngërçit institucional.

Sipas njoftimit, Hamza e falënderoi Riho Terras për angazhimin e tij të vazhdueshëm dhe për raportin e fundit të Parlamentit Evropian për Kosovën. Ai vlerësoi veçanërisht konfirmimin se e ardhmja e Kosovës është në Bashkimin Evropian, si edhe mbështetjen për aplikimin e Kosovës për anëtarësim.

Hamza dhe Terras e konsideruan raportin e Parlamentit Evropian si një mesazh të rëndësishëm mbështetës për Kosovën, por edhe si një thirrje që vendi të mos humbë më kohë për shkak të krizave të brendshme politike dhe vonesave në funksionalizimin e institucioneve.

Kreu i PDK-së theksoi se Partia Demokratike e Kosovës ndan shqetësimin e shprehur në raport për pamundësinë e krijimit të institucioneve plotësisht funksionale për një periudhë të gjatë.

Ai nënvizoi se Kosovës i duhen institucione funksionale që marrin vendime, zbatojnë reforma dhe rindërtojnë besimin me partnerët ndërkombëtarë.

“Stabiliteti nuk duhet të nënkuptojë vetëm formimin e institucioneve, por edhe qeverisjen demokratike, dialogun politik dhe respektimin e Kushtetutës”, tha Hamza.

Bedri Hamza shprehu gjithashtu mirënjohje për rolin e eurodeputetit Riho Terras dhe të Parlamentit Evropian, duke i cilësuar si mbështetës të fuqishëm të Kosovës dhe të aspiratave tona për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Gjatë ditës, Terras ka zhvilluar takim edhe me U. D. Presidenten e Kosovës, Albulena Haxhiun.

Tags: takimTerras

të fundit

Private jet crashes in Florida’s Palm Beach County, killing all nine people on board

Nëntë persona kanë humbur jetën pasi një avion privat u rrëzua në një zonë të banuar në Palm Beach County,…

1 hour ago

From Zurich to Tirana, youth protests escalate into violence

Protestat e udhëhequra nga të rinjtë, që po tronditin Evropën këtë vjeshtë, përfunduan të shtunën në mbrëmje me dhunë në…

1 hour ago

Nga Zürichu në Tiranë, protestat e të rinjve përshkallëzohen në dhunë

Protestat e udhëhequra nga të rinjtë, që po tronditin Evropën këtë vjeshtë, përfunduan të shtunën në mbrëmje me dhunë në…

2 hours ago

Rrëzohet një avion privat në Palm Beach County të Floridës, vdesin nëntë personat në bord

Nëntë persona kanë humbur jetën pasi një avion privat u rrëzua në një zonë të banuar në Palm Beach County,…

2 hours ago

Xhaka i zhgënjyer pas humbjes së Sunderlandit: Gabimet elementare po na fundosin

Granit Xhaka nuk e ka fshehur zhgënjimin pas një tjetër humbjeje të Sunderlandit në Ligën Premier, këtë herë me rezultat…

2 hours ago

Tifozët e Juventusit kërkojnë më shumë minuta për Zhegrovën: “Ka mentalitet nga Kosova

Edon Zhegrova duhet vlerësuar dhe të zhvillojë më shumë minuta, kjo së paku është kërkesa e shumë tifozëve të Juventusit…

3 hours ago