Categories: kosovë

Rigjykimi i katërt për vrasjen në qendër të Prishtinës, Ahmeti dhe Vllasaliu dënohen me nga 17 vjet burg

Arlind Ahmeti dhe Agron Vllasaliu janë dënuar me nga 17 vjet burgim në rigjykimin e katërt për vrasjen e N.S., e ndodhur në qendër të Prishtinës në nëntor të vitit 2017. Në rigjykimin e tretë, Gjykata Themelore në Prishtinë u kishte shqiptuar atyre dënime me nga 16 vjet burgim.

Të lidhura

None found

Vendimi u bë publik të martën nga trupi gjykues i përbërë nga gjykatësi Ilir Foniqi dhe anëtarët Fatime Dermaku e Ertan Sejfulla, raporton “Betimi për Drejtësi“.

Gjykatësi Foniqi njoftoi se Ahmeti dhe Vllasaliu u gjetën fajtorë për veprën penale “Vrasje e rëndë në bashkëkryerje e kryer me dashje eventuale”, për të cilën secili u dënua me 15 vjet burgim. Për veprën “Armëmbajtje pa leje”, atyre iu shqiptuan dënime me nga 2 vjet e gjysmë burgim, ndërsa dënimi unik për secilin u caktua në 17 vjet burgim.

Masa e paraburgimit ndaj dy të akuzuarve është vazhduar.

Në seancën e shpalljes së aktgjykimit morën pjesë avokati Driton Musliu, mbrojtës i Vllasaliut, avokati Asdren Hoxha, mbrojtës i Ahmetit, si dhe e dëmtuara Shemsie Aliu-Sahiti. Dy të akuzuarit e ndoqën shpalljen nga burgu përmes video-lidhjes.

Pala e dëmtuar u udhëzua që kërkesën e saj ta realizojë në kontest të rregullt juridiko-civil.

Palët që nuk pajtohen me aktgjykimin mund të paraqesin ankesë brenda 30 ditësh nga pranimi i vendimit në formë të shkruar.

Historia gjyqësore e çështjes nisi me vendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë të 16 prillit 2019. Pasi e kishte rikualifikuar veprën penale, gjykata e shpalli Arlind Ahmetin fajtor për shtytje në vrasje të rëndë dhe i shqiptoi dënim unik prej 17 vjetësh burgim. Në atë kohë, Agron Vllasaliu ndodhej në arrati.

Në nëntor të vitit 2019, Gjykata e Apelit vendosi që lënda të kthehej për gjykim të ri në gjykatën e shkallës së parë, duke vlerësuar se aktgjykimi i 16 prillit 2019 ishte në kundërshtim me dispozitat ligjore.

Gjykata Themelore në Prishtinë nxori sërish aktgjykim dënues më 13 dhjetor 2022. Agron Vllasaliu dhe Arlind Ahmeti u dënuan atëherë me nga 21 vjet burgim për vrasjen e rëndë në bashkëkryerje të të ndjerit N.S., në vitin 2017 në Prishtinë.

Pas ankesave të përfaqësuesit të palëve të dëmtuara, avokatit Nexhmedin Sejdiu, mbrojtësve të Arlind Ahmetit, avokatëve Asdren Hoxha dhe Fitim Malokaj, si dhe mbrojtësit të Agron Vllasaliut, avokatit Florent Latifaj, Gjykata e Apelit më 23 mars 2023 e anuloi aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë. Çështja iu kthye sërish gjykatës së shkallës së parë për rigjykim.

Më 11 tetor 2024, Gjykata Themelore ua ricilësoi veprën penale në “Shkaktim të rrezikut të përgjithshëm” dhe i dënoi Ahmetin e Vllasaliun me nga 16 vjet burgim. Megjithatë, Gjykata e Apelit e ktheu përsëri rastin në rigjykim.

Në rigjykimin e tretë, më 20 tetor 2025, dy të akuzuarve iu shqiptuan sërish dënime unike me nga 16 vjet burgim. Gjykata Themelore e ricilësoi veprën nga “Vrasje e rëndë” në “Shkaktim të rrezikut të përgjithshëm” dhe për këtë vepër i dënoi me nga 12 vjet burgim. Për “Armëmbajtje pa leje”, secili mori dënim prej 4 vjetësh e 6 muajsh burgim.

Edhe ky vendim u anulua nga Gjykata e Apelit më 17 prill 2026. Duke aprovuar ankesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Apeli e riktheu çështjen në rigjykim në shkallën e parë.

Në aktakuzën e ngritur më 13 korrik 2021 thuhet se Agron Vllasaliu, më 24 nëntor 2017, në bazë të një marrëveshjeje paraprake me të pandehurin Arlind Ahmeti, e kishte privuar nga jeta N.S. dhe kishte vënë në rrezik jetën e Behar Sahitit, Lumbardh Kukajt, Freskim Farizit, R.K. dhe Mërgim Kqikut.

të fundit

Kërkoi ndihmë për të mos humbur postin në FIFA? Infantino kundërsulmon: Gjithçka është e trilluar

Bota e futbollit në ditët e fundit ka pasur në qendër të vëmendjes situatën e Xhani Infantinos, presidentit të FIFA-s,…

7 minutes ago

Valo Bela Reacts After Being Declared “Undesirable” in Albania

Pas njfotimit se është shpallur "i padëshiruar në Shqipëri", ka reaguar Valo Bela. Në reagim thotë se një pjesëtarë i…

11 minutes ago

The verdict against Murseli reveals details: “If anything happens to Liridona, the insurance policy has been paid

Tashmë është publikuar aktgjykimi i plotë, me të cilin Naim Murseli u dënua me burgim të përjeshtëm për vrasjen e…

12 minutes ago

Supreme Court Issues New Ruling on Police Officers’ Promotion Procedure

Gjykata Supreme ka marrë vendimi me të cilin ka aprovuar si të themeltë kërkesëpadinë e paditëses V.Z., ndaj Policisë së…

12 minutes ago

The UÇK issue in North Macedonia: Experts analyze Ahmeti’s claims

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, ka deklaruar se ka informacione për iniciativa në Gjykatën Kushtetuese që mund të rihapin çështje…

13 minutes ago

Alabbar Admitted He Was Wrong About the Port of Durrës” – Democratic Party Deputy Chairman: Albanians Risk Footing the Bill for Rama’s Corrupt Project!

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Nikola Kedhi, ka akuzuar qeverinë për mënyrën se si u realizua projekti i Portit të Durrësit,…

14 minutes ago