Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen ka zhvilluar një vizitë në Kosovë ku ka takuar Presidenten Vjosa Osmani dhe Kryeministrin Albin Kurti ndërsa tha se duhet të forcohen institucionet.
Kjo deklaratë duket se është pritur me kritika nga Emisari Special i Presidentit Trump për Misionet e Posaçme, Richard Grenell.
Përmes një postimi në X i është kundërpërgjigjur Von der Leyen duke i thënë se gjykata e tyre ka mbajtur ish-Presidentin Hashim Thaçi të izoluar për pesë vite dhe ajo s’mund t’i japë këshilla gjyqësore një vendi.
“Gjykata juaj e Hagës e ka mbajtur Presidentin Thaçi për 5 vjet. Si mund t’i shpërndani këshilla gjyqësore ndonjë vendi?
Ju qëndruat të heshtur ndërsa Jack Smith arrestoi një President në detyrë, vetëm sepse ai ishte duke shkuar për të takuar Donald Trump për të krijuar një marrëveshje paqeje që përfshinte shpërbërjen e punës së Jack Smith/gjykatës. Është e turpshme se si media e ka injoruar këtë ndjekje penale politike.”-shkruan Grenell në X.