Categories: kosovë

Rexhepi pas largimit të 20 zyrtarëve serbë: Administrata duhet të pastrohet nga rastet e pajustifikuara

Ministrja e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës (MMPHI), Fitore Pacolli, ka njoftuar ndërprerjen e kontratave të punës për 20 zyrtarë serbë të kësaj ministrie. Sipas saj, ata nuk janë paraqitur vazhdimisht në vendet e tyre të punës që nga viti 2016.

Të lidhura

None found

Pacolli ka sqaruar se ky vendim është marrë pas verifikimit të dokumentacionit zyrtar dhe në pajtim me rekomandimet e Zyrës Kombëtare të Auditimit.

Duke komentuar këtë çështje për “Bota sot”, ish-hetuesi Agim Rexhepi ka vlerësuar se veprimi duhet të shënojë fundin e praktikave të deritanishme.

“Vendimi jep një sinjal të qartë se duhet të përfundojë koha kur merrej pagë pa kryer punë dhe kur Kosova toleronte struktura që nuk u shërbenin institucioneve të saj. Administrata nuk mund të jetë funksionale nëse për vite paguhen persona që nuk shkojnë në punë, ndërkohë që këtë barrë e mbajnë qytetarët e Kosovës përmes taksave të tyre.

Ky nuk duhet të jetë një rast i vetëm. Institucionet duhet të kryejnë kontroll të plotë për çdo situatë të ngjashme. Çdokush që është punësuar në emër të zbatimit të marrëveshjeve, por nuk ka përmbushur obligimet apo nuk ka respektuar ligjet e Republikës së Kosovës, duhet të përballet me përgjegjësi ligjore. Shteti nuk mund të shërbejë si bankomat për askënd”, ka deklaruar ai.

Rexhepi ka thënë se problemi buron nga mënyra e zbatimit të integrimit në institucionet e Kosovës të ish-pjesëtarëve të së ashtuquajturës “Mbrojtje Civile”.

“Përfshirja e ish-pjesëtarëve të të ashtuquajturës “Mbrojtje Civile” në institucione ishte pjesë e marrëveshjeve të dialogut, të udhëhequra në periudha të ndryshme nga negociatorët kosovarë Edita Tahiri, Avni Arifi dhe Skënder Hyseni, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian. Vetë ideja e integrimit nuk ishte problem, pasi synonte eliminimin e strukturave paralele. Vështirësia qëndroi te zbatimi i saj. U bënë lëshime politike, ndërsa mungoi kontrolli i mjaftueshëm për të parë nëse këta persona i shërbenin vërtet Republikës së Kosovës.

Qeveritë e mëparshme, për vite të tëra, e trajtuan dialogun si një proces formal dhe pranuan kompromise pa krijuar mekanizma të fuqishëm mbikëqyrës. Këto lëshime u krijuan mundësi disa individëve të merrnin paga nga buxheti i Kosovës, edhe pse në praktikë nuk i kryenin detyrat për të cilat ishin angazhuar”, ka shtuar ai.

Në përmbyllje, ish-hetuesi ka nënvizuar se shërbimi publik duhet të mbështetet te përgjegjësia dhe zbatimi i ligjit, pa trajtim të ndryshëm për raste të tilla.

“Nuk ka më hapësirë për standarde të dyfishta. Secili që punon për shtetin e Kosovës duhet të jetë në vendin e punës dhe të respektojë institucionet, si edhe Kushtetutën e Republikës së Kosovës. Në të kundërtën, kontrata duhet të ndërpritet pa hezitim.

Lufta ndaj strukturave paralele nuk fitohet vetëm përmes veprimeve policore. Ajo kërkon edhe pastrimin e administratës publike nga çdo rast i pajustifikueshëm, ruajtjen e parasë publike dhe dëshmimin se ligji zbatohet njësoj për secilin. Vetëm në këtë mënyrë mund të ndërtohet një shtet serioz, ku dialogu nuk përdoret për legalizimin e privilegjeve, por për forcimin e sovranitetit dhe funksionalitetit të Republikës së Kosovës”, ka përfunduar Rexhepi për “Bota sot”.

të fundit

More than 100 lecturers sign in support of students, Political Dialogue Forum says solidarity must be demonstrated

Mbi 100 pedagogë kanë nënshkruar deklaratën në mbrojtje të studentëve dhe të drejtave të tyre, pas episodeve të dhunës gjatë…

56 seconds ago

Berisha on tensions at the Democratic Party headquarters: Protesters have not attacked us at any point

Berisha deklaroi se protestuesit nuk kanë ndërmarrë asnjë sulm ndaj Partisë Demokratike gjatë ditëve të fundit. Sipas tij, një person…

1 minute ago

Situation at the Democratic Party headquarters, two ambulances in the courtyard after tear gas

Dy ambulanca janë futur në oborrin e PD-së. Ka pasur protestues që janë ndjerë keq nga gazi lotsjellës i policies…

2 minutes ago

Sovereign Fund still awaiting constitutional decision

Kryeministri Albin Kurti nuk ka hequr dorë nga synimi për shuarjen e Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP) dhe krijimin e…

3 minutes ago

Mbi 100 pedagogë firmosin në mbështetje të studentëve, Forumi i Dialogut Politik: Solidariteti duhet treguar

Mbi 100 pedagogë kanë nënshkruar deklaratën në mbrojtje të studentëve dhe të drejtave të tyre, pas episodeve të dhunës gjatë…

7 minutes ago

Mirlind Daku shënon me parabolë ndaj Rubin Kazanit, por nuk feston përballë ish-klubit

Sulmuesi Mirlind Daku e ka gjetur golin në përballjen ndaj ish-klubit Rubin Kazan.Ylli shqiptar po vazhdon me formën e mirë…

11 minutes ago