Fitore Pacolli, ministre e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës (MMPHI), ka njoftuar ndërprerjen e kontratave të punës për 20 zyrtarë të ministrisë nga komuniteti serb. Sipas saj, ata nuk janë paraqitur vazhdimisht në vendet e tyre të punës që nga viti 2016.
None found
Vendimi, siç ka sqaruar Pacolli, është nxjerrë pas analizimit të evidencave zyrtare dhe në pajtim me rekomandimet e Zyrës Kombëtare të Auditimit.
Duke folur për “Bota sot”, ish-hetuesi Agim Rexhepi ka vlerësuar se kjo masë duhet të përcjellë mesazhin se mënyra e deritanishme e veprimit nuk mund të tolerohet më.
Ai ka thënë se duhet të përfundojë periudha kur persona të caktuar merrnin paga pa punuar, ndërsa shteti i Kosovës toleronte struktura që nuk u shërbenin institucioneve të tij. Sipas Rexhepit, një administratë nuk mund të jetë funksionale kur, për vite të tëra, paguhen njerëz që nuk paraqiten në punë dhe shpenzimet e tyre mbulohen nga taksat e qytetarëve të Kosovës.
Rexhepi ka kërkuar që ky rast të mos trajtohet si i veçuar, por të pasohet nga kontrolle të plota në të gjitha institucionet për situata të ngjashme. Ai ka theksuar se çdo person i punësuar në kuadër të zbatimit të marrëveshjeve, i cili nuk i ka përmbushur detyrat ose nuk i ka respektuar ligjet e Republikës së Kosovës, duhet të përballet me pasoja ligjore, pasi shteti nuk mund të shërbejë si bankomat për askënd.
Sipas ish-hetuesit, origjina e problemit gjendet te forma në të cilën u realizua integrimi në institucionet e Kosovës i ish-pjesëtarëve të së ashtuquajturës “Mbrojtje Civile”.
Rexhepi ka rikujtuar se përfshirja e tyre ishte paraparë në marrëveshjet e dialogut, të zhvilluara në periudha të ndryshme nga negociatorët kosovarë Edita Tahiri, Avni Arifi dhe Skënder Hyseni, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian. Sipas tij, synimi për t’i integruar këta persona nuk ishte në vetvete problematik, sepse kishte për qëllim shpërbërjen e strukturave paralele, por mangësitë u shfaqën gjatë zbatimit të procesit.
Ai ka vlerësuar se u bënë lëshime të natyrës politike, pa u vendosur kontroll i mjaftueshëm për të konstatuar nëse personat e integruar po i shërbenin realisht Republikës së Kosovës. Rexhepi ka shtuar se qeveritë e mëparshme, për vite me radhë, e trajtuan dialogun si një procedurë formale, duke pranuar kompromise pa krijuar mekanizma të fuqishëm mbikëqyrjeje.
Pikërisht këto lëshime, sipas tij, u mundësuan disa individëve të merrnin paga nga buxheti i Kosovës, ndonëse në praktikë nuk i kryenin detyrat për të cilat ishin punësuar.
Në përfundim, Rexhepi ka nënvizuar se përgjegjësia dhe zbatimi i ligjit duhet të jenë themelet mbi të cilat funksionon administrata publike, ndërsa rastet e tilla nuk duhet të trajtohen me standarde të dyfishta.
Ai ka deklaruar se çdo person që punon për shtetin e Kosovës duhet të paraqitet në vendin e punës dhe të respektojë institucionet, si dhe Kushtetutën e Republikës së Kosovës. Në të kundërtën, sipas tij, kontrata duhet t’i ndërpritet pa hezitim.
Rexhepi ka theksuar se strukturat paralele nuk luftohen vetëm nëpërmjet operacioneve policore. Sipas tij, kjo betejë zhvillohet edhe duke larguar nga administrata publike çdo rast të pajustifikueshëm, duke ruajtur paranë publike dhe duke dëshmuar se ligji zbatohet njësoj ndaj të gjithëve.
Vetëm me këtë qasje, ka përfunduar Rexhepi për “Bota sot”, mund të ndërtohet një shtet serioz, në të cilin dialogu nuk përdoret për legalizimin e privilegjeve, por për forcimin e sovranitetit dhe funksionalitetit të Republikës së Kosovës.
Ka nisur në Gjykatën e Posaçme (GJKKO) seanca e radhës e gjykimit në themel ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj,…
Mëngjesi i së martës rezultoi tragjik për 24-vjeçaren Rea Raka, e cila humbi jetën si pasojë e një vetaksidenti në rrugën…
Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë ku një 66-vjeçar u gjet i pajetë brenda automjetit të tij,…
Kupa e Botës në SHBA, Kanada dhe Meksikë ka përfunduar, por emocionet dhe historitë e saj do të mbeten gjatë…
Gostivari vazhdon të përballet me një situatë shqetësuese shëndetësore, pasi numri i qytetarëve që kanë kërkuar ndihmë mjekësore për shkak…
Nis në Gjykatën e Posaçme seanca paraprake për kryebashkiakun e Kolonjës, Erion Isai, dhe 14 të pandehur të tjerë nga…