Categories: kosovë

Reagon ashpër Shaip Kamberi ndaj thirrjes për spastrim etnik të ministres serbe, kërkon shkarkimin e saj

Deputeti i shqiptarëve në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka dënuar me forcë deklaratën tronditëse të Snezhana Paunoviqit, ministre e Pushtetit Lokal, e cila u shpreh se po të gjendej në pozitën e Sllobodan Millosheviqit gjatë vitit 1998, do të ndërmerrte pastrim etnik në Kosovë.

Të lidhura

None found

Si pasojë e këtyre fjalëve, Kamberi njoftoi se do të ndërmarrë hapa për largimin e saj nga posti.

Duke paralajmëruar pasojat e mosveprimit, ai theksoi se heshtja dhe inercia institucionale do të interpretoheshin si një mbështetje e heshtur e pohimit të saj dhe një qëndrim zyrtar i gjithë kabinetit qeveritar.

Kamberi vuri në dukje se retorika fashiste e anëtarëve të ekzekutivit serb konfirmon se mentaliteti i epokës së Millosheviqit është ende i gjallë, duke e konsideruar deklaratën të patolerueshme dhe emergjente për një përgjigje institucionale.

Për këtë qëllim, ai bëri të ditur se i është drejtuar me një kërkesë zyrtare trupit diplomatik ndërkombëtar të akredituar në Beograd.

Sipas tij, një shprehje e tillë nuk mund të shihet si një rast i veçuar. Ajo buron nga një kulturë e mohimit të vazhdueshëm të krimeve të luftës, lavdërimit të kriminelëve të dënuar, zbehjes së vendimeve të gjykatave ndërkombëtare dhe rishkrimit të së kaluarës.

Duke folur për pasojat mbi pakicat, Kamberi theksoi se për shqiptarët e Luginës së Preshevës, deklarata të tilla nga zyrtarë të lartë shtetërorë krijojnë një ndjenjë të thellë pasigurie dhe shtrojnë pyetjen legjitime se çfarë mbrojtjeje mund të presin nga institucionet.

Ai kujtoi gjithashtu se si shtet kandidat për në BE, Serbia ka detyrimin të garantojë dhe mbrojë të drejtat e komuniteteve minoritare, dhe se deklarata e ministres përplaset hapur me këto detyrime e tejkalon çdo normë demokratike që përbën themelin e Bashkimit Evropian.

të fundit

Raporti i ESHR-së: Gjendje alarmante në “Higjienën Komunale” të Shkupit, borxhe 12 milionë euro dhe mbi gjysma e automjeteve jashtë funksionit

Enti Shtetëror i Revizionit ka dhënë opinion të pafavorshëm për punën e NP “Higjiena Komunale – Shkup” për vitin 2024,…

4 minutes ago

Zbardhet biseda e fundit e Ann Widdecombe në televizion, pak çaste para se të humbiste jetën: Detajet e reja nga hetimi për vrasjen e ish-deputetes

Një intervistë televizive e regjistruar por e patransmetuar më parë, e realizuar me miratimin e familjarëve, hedh dritë mbi momentet…

13 minutes ago

“Së bashku ose asgjë”, dëshmia prekëse e bashkëshortes që i shpëtoi jetën burrit pasi xhami i avionit u thye në fluturim: E mbajta fort, nuk e lëshova

Një situatë tejet e rëndë ka shënuar fluturimin e Ryanair nga Selaniku drejt Memmingenit, ku një dritare e aeroplanit u…

13 minutes ago

Një veprim fisnik nga Norvegjia: Fondet e biletave të ndeshjes kundër Izraelit destinohen për ndihma në Gaza

Shoqata Norvegjeze e Futbollit ka vendosur të dhurojë të gjitha të ardhurat nga shitja e biletave të ndeshjes kualifikuese për…

13 minutes ago

“Do ta kisha spastruar etnikisht Kosovën gjatë luftës”, Pandeli Majko reagon pas deklaratës së ministres serbe: Sinqeriteti i saj është vazhdimësi e politikës së Millosheviçit

Ish-kryeministri i vendit Pandeli Majko, ka reaguar pas deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale, Snezhana Paunoviç,…

14 minutes ago

Albulena Haxhiu merr pjesë në ceremoninë e lamtumirës për ambasadorin zviceran Jürg Sprecher

U.d. së presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, mori pjesë sot në pritjen lamtumirëse të organizuar me rastin e…

19 minutes ago