Categories: kosovë

Rasti “Toka 2”, katër të akuzuarit marrin gjithsej 32 vjet burgim

Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykim fajësues ndaj katër personave të përfshirë në rastin “Toka 2”, duke i dënuar në total me 32 vjet burgim për vepra penale që lidhen me krimin e organizuar, keqpërdorimin e detyrës zyrtare dhe shpëlarjen e parave.

Të lidhura

None found

Vendimi, i shpallur të premten nga kryetari i trupit gjykues, Vesel Ismaili, përcakton dënimin prej 10 vjetësh burgim për Mehmet Prishtinën, 8 vjetësh për Dukagjin Emërllahin, 8 vjetësh për Avni Maxhunin dhe 6 vjetësh për Nexharije Hotin.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës e ka përshëndetur aktgjykimin, duke e konsideruar atë një hap të rëndësishëm në përpjekjet për luftimin e krimit të organizuar.

Përmes një komunikate pas vendimit, Prokuroria Speciale deklaroi se e mirëpret aktgjykimin fajësues ndaj katër të akuzuarve, transmeton KosovaPress.

“Ky vendim përfaqëson një zhvillim të rëndësishëm në përpjekjet e vazhdueshme institucionale për luftimin e krimit të organizuar”, thuhet në reagimin e Prokurorisë.

Nexharije Hoti, ish-gjyqtare komunale në Prishtinë, akuzohej në kuadër të rastit “Toka 2” për nxjerrje të kundërligjshme të vendimeve gjyqësore dhe keqpërdorim të detyrës zyrtare. Mehmet Prishtina dhe Dukagjin Emërllahi akuzoheshin se kishin ndihmuar në kryerjen e këtyre veprave penale, ndërsa Avni Maxhuni, bashkë me Emërllahin dhe Prishtinën, përballej edhe me akuzën për shpëlarje të parave.

të fundit

Arsenali shqyrton transferimin e Erling Haalandit, por përballet me interesimin e Barcelonës

Arsenali raportohet se ka mundësi financiare për të bërë një ofertë të jashtëzakonshme për sulmuesin e Manchester Cityt, Erling Haaland,…

8 minutes ago

Studentët kërkojnë subvencion prej 200 denarësh për ushqimin, Janevska llogarit 147 denarë

Studentët kërkojnë rritjen e subvencionit për ushqimin studentor nga 140 në 200 denarë, si dhe mbështetje për transportin ndërurban dhe…

13 minutes ago

Elena Kocaqi kritikon politikën shqiptare: “Është zhgënjimi më i madh i jetës sime

Historiania dhe pedagogia e njohur, Elena Kocaqi, ka qenë sot e ftuar në emisionin “S’e Luan Topi” me Erjona Rusin,…

15 minutes ago

Pas fjalimeve në protestën e 126 kundër qeverisë, pjesëmarrësit nisin marshimin drejt Sheshit Skënderbej

Janë mbyllur fjalimet e aktivistëve në protestën e 126 kundër qeverisë. Menjëherë pas përfundimit të fjalimeve, u bë thirrje që…

17 minutes ago

Tragjedi në Houston: nëna vret vajzën 4-vjeçare dhe ndërron jetë pas vendimit për kujdestarinë

Një ngjarje tragjike ka tronditur Houstonin, pasi një nënë 35-vjeçare vrau vajzën e saj 4-vjeçare dhe më pas qëlloi veten,…

20 minutes ago

Mbyllet protesta para Kuvendit, deputetëve u kërkohet të votojnë pa vonesë ndryshimet për Specialen

Qytetarë të shumtë janë mbledhur të shtunën mbrëma në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, duke vazhduar protestat kundër vendimit të Gjykatës…

25 minutes ago