Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur fajtorë ish-ministrin e Infrastrukturës, Pal Lekaj, si dhe ish-këshilltarin e tij politik Eset Berisha, ish-sekretarin e përgjithshëm Nebih Shatri dhe ish-drejtorin e Prokurimit Publik, Besim Tahiri, në rigjykimin për rastin e njohur si “53-milionëshi”.
None found
Pal Lekaj është dënuar me 3 vjet e 8 muaj burgim efektiv, ndërsa për 3 vjet e 6 muaj i ndalohet ushtrimi i funksioneve publike në administratën apo shërbimin publik.
Eset Berishës i është shqiptuar një dënim prej 3 vjetësh e 3 muajsh burgim, së bashku me ndalimin e ushtrimit të funksionit publik për 3 vjet.
Nebih Shatri dhe Besim Tahiri janë dënuar secili me nga 1 vit e 8 muaj burgim. Për të dy, gjykata ka caktuar edhe ndalimin e ushtrimit të funksioneve publike për një periudhë prej 2 vjetësh.
Rigjykimi u zhvillua pasi Gjykata e Apelit anuloi aktgjykimin e parë të Gjykatës Themelore, të shpallur më 31 janar 2024. Në procesin fillestar, të katër të akuzuarit ishin dënuar me gjithsej 10 vjet e 3 muaj burgim.
Rasti ka të bëjë me pagesën shtesë prej 53.1 milionë eurosh për konsorciumin “Bechtel & Enka”, pas zgjatjes së afatit për përfundimin e punimeve në autostradën Prishtinë–Hani i Elezit, e cila njihet si autostrada “Arbën Xhaferi”.
Sipas aktakuzës së ngritur më 4 shkurt 2022, Prokuroria Speciale pretendon se të pandehurit kanë vepruar në bashkëkryerje dhe me dashje gjatë ndarjes së mjeteve. Në atë kohë, Lekaj ishte ministër i Infrastrukturës, Berisha këshilltar i tij, Shatri sekretar i përgjithshëm, ndërsa Tahiri drejtor i Prokurimit Publik.
Pas vendimit, Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës tha se e mirëpret aktgjykimin fajësues të dhënë edhe në rigjykim.
Institucioni i akuzës vlerësoi se ky vendim përbën një hap të rëndësishëm drejt forcimit të sundimit të ligjit dhe garantimit të ndëshkueshmërisë për rastet e korrupsionit të nivelit të lartë.
“Prokuroria Speciale riafirmon përkushtimin në luftën kundër korrupsionit, si dhe ndjekjen penale të të gjithë kryerësve të mundshëm”, thuhet në reagim.
Vendimi i Gjykatës Themelore nuk është i formës së prerë. Palët mund ta kundërshtojnë atë përmes ankesës në Gjykatën e Apelit.
Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka akuzuar Qeverinë se ka shkelur afatin ligjor për miratimin dhe dorëzimin e projektbuxhetit për…
Diego Moreira ishte padyshim njëri prej protagonistëve kryesorë të fitores së Milanit ndaj Interit me rezultat 3-1. Në derbin e…
Protesta kundër qeverisë së Edi Ramës dhe kërkesa për largimin e kryeministrit shqiptar, kanë tërhequr vëmendjen edhe të medias italiane…
Qeveria Kurti ende nuk ka prezantuar programin qeverisës dhe planin e punës, ndonëse agjenda legjislative tashmë është miratuar. Mungesa e…
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, ka bërë të ditur se në mbledhjen e 64-të të Këshillit…
Policia e Durrësit ka zbardhur katër vjedhje të kryera në biznese në zonën e Shkëmbit të Kavajës, gjatë një periudhe…