Categories: kosovë

Rasti Sheholli/ Bytyçi kërkon të zbulohet rrjeti i dyshuar i të paguarve nga BIA serbe në Kosovë

Pas daljes në publik të hollësive nga aktakuza ndaj Fatmir Shehollit, profesori Enver Bytyçi ka reaguar me tone të ashpra, duke shprehur dyshimin se kjo çështje mund të përbëjë vetëm një segment të një skeme më të gjerë të propagandës së Serbisë në Kosovë.

Të lidhura

None found

Në reagimin e tij të dërguar për “Bota sot”, Bytyçi u bën thirrje organeve të drejtësisë që hetimet të përfshijnë edhe persona të tjerë. Sipas tij, ata mund të kenë marrë pagesa përmes Shehollit për të përhapur në media agjendën e Beogradit.

Bytyçi thotë se, sipas hetimeve, Fatmir Sheholli i ka paguar Milaim Zekës 2000 euro në emër të BIA-s serbe. Ai pretendon se pagesa ishte paraqitur si e lidhur me një organizatë perëndimore dhe synonte vetëm publikimin e një lajmi që u shërbente interesave serbe në Kosovë.

Profesori vlerëson se prokurorët dhe hetuesit që merren me çështjen Sheholli mund t’i identifikojnë pa shumë vështirësi personat që, sipas tij, janë financuar nga Serbia nëpërmjet Fatmirit për të promovuar agjendën serbe përmes mediave në Kosovë.

Ai pretendon se disa prej tyre kanë folur dhe vazhdojnë të flasin edhe sot si dhënës të Aleksandër Vuçiq. Bytyçi kërkon që të shqyrtohen artikujt e publikuar dhe materialet në YouTube, pasi, sipas tij, aty mund të gjenden analistët, gazetarët dhe mediat që janë paguar nga Beogradi.

Gjithashtu, ai sugjeron të shihet se cilët persona e akuzojnë, për shembull, gazetën “Bota sot” si gazetë serbe, duke pretenduar se pikërisht këta akuzues financohen nga BIA.

Në përfundim të reagimit, Bytyçi shprehet se një spiun në Kosovë apo në Shqipëri mund të dallohet lehtësisht, pasi, sipas tij, ai zbulohet vetë.

të fundit

Karoglan para sfidës me Teutën: Besoj te Partizani, frika nuk ka vend në futboll

Mislav Karoglan Partizani do të udhëtojë nesër drejt Durrësitë për t’u përballur me Teutën në stadiumin “Niko Dovana”, takim i…

2 minutes ago

Lisandro Martinez, lojtari me paraqitjen më të dobët në Ligën Premier këtë sezon

Mbrojtësi i Manchester Unitedit, Lisandro Martinez po kalon një periudhë shumë të vështirë, pasi disa gabime të tij kanë ndikuar…

2 minutes ago

Hasani: Shqiptarët duhet të shfrytëzojnë ndryshimet në Serbi dhe të kërkojnë hetim për pasivizimin e adresave

Rezultati i Koalicionit Shqiptar në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Serbi, me 27 mijë e 607 vota dhe dy mandate…

11 minutes ago

Publikohen formacionet e Malisheva – Feronikeli 74, këto janë zgjedhjet e Rexhës dhe Berishës

Xhiroja e 11-të në Superligën e Kosovës në futboll përmbyllet këtë të diel me dy ndeshje, ndërsa njëra prej tyre…

14 minutes ago

Po bëni gabim të madh që po merreni me mua”, Nichi i drejtohet Fuegos

Banori i Big Brother Vip Kosova, Nichi ka shpërthyer ndaj Fuegos, me t’u zgjuar mëngjesin e së dielës. I shtrirë…

25 minutes ago

Alba Pollozhani akuzon Arlinda Morinën dhe Edonit Elshanin për përdorim të paautorizuar të imazhit, paralajmëron padi

Një bisedë e Arlinda Morinës brenda shtëpisë së “Big Brother VIP Kosova 5” ka nxitur reagimin e Alba Pollozhanit, e…

25 minutes ago