Një ngjarje e rëndë ka tronditur komunitetin e Strellcit në Deçan, ku Shpend Hasanramaj dyshohet se humbi jetën në mënyrë aksidentale nga djali i tij në Bjeshkët e Strellcit.
None found
Ish-lideri i Aleancës, Ramush Haradinaj, ka ndarë dhimbjen dhe keqardhjen e tij përmes një postimi në Facebook, duke iu drejtuar familjes së të ndjerit me mesazhe ngushëllimi.
“E pritëm me pikëllim të thellë njoftimin për ikjen tragjike të Shpend Hasanramajt nga Strellci i Deçanit. Në këto çaste të rënda për familjen Hasanramaj, qëndrojmë pranë tyre në këtë dhimbje të pamasë,” shkroi Haradinaj.
Ai e cilësoi Shpendin si një figurë të nderuar, largimi i të cilit përfaqëson një humbje të rëndë për mbarë komunitetin. “Shpendi gëzonte respekt të gjerë dhe kjo goditje na prek thellësisht secilin prej nesh,” shtoi ai.
Në përfundim të mesazhit të tij, Haradinaj shprehu ngushëllimet më të thella për familjarët dhe miqtë, duke uruar që Zoti t’u japë forcë për ta tejkaluar këtë periudhë të vështirë.
Erjon Vishkulli, ka dalë nga ambientet e Prokurorisë, ku është marrë në pyetje lidhur me plagosjen e tij në sy…
Në periudhën nga 28 shtatori deri më 9 tetor 2026, Ministria e Punëve të Brendshme mori pjesë në aksionin operativ…
BDI sot ka reaguar ndaj deklaratës deklaratës së Izet Mexhitit lidhur me dhënien e provimeve shtetërore në gjuhën shqipe.Nga atje…
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka sfiduar kryeministrin Albin Kurti dhe Qeverinë që të publikojnë listën…
Gjetjet e auditorit për pasqyrat financiare të Ministrisë së Ekonomisë për vitin 2025 kanë nxitur përplasje mes pozitës dhe opozitës.…
Ka përfunduar mbledhja e Komisionit për Buxhet në Kuvendin e Kosovës, ku është shqyrtuar Raporti Vjetor Financiar i Buxhetit të…