Categories: kosovë

Ramadani: LVV-ja po e mban peng konstituimin e Kuvendit për të kalkuluar zgjedhjet

Deputeti i AAK-së, Burim R. Ramadani, ka reaguar ndaj qëndrimit të ri të Lëvizjes Vetëvendosje, duke e akuzuar këtë subjekt se po e bllokon funksionimin e shtetit për interesa politike dhe për përgatitjen e zgjedhjeve të reja.

Të lidhura

None found

Përmes një postimi në Facebook, Ramadani ka deklaruar se kryeministri në detyrë, Albin Kurti, dhe LVV-ja synojnë që Kuvendi të mos konstituohet deri më 13 shtator. Sipas tij, nga kjo datë, e cila është nesër, do të fillonte të llogaritej afati për zgjedhjen e presidentit.

“Krejt kjo është lojë e VV me shtetin!”, ka shkruar Ramadani.

Ai ka sqaruar se nga 13 shtatori nis periudha 60-ditore për zgjedhjen e presidentit, e cila përfundon më 13 nëntor.

Ramadani ka vlerësuar se pas skadimit të këtij afati mund të shpallen zgjedhjet e reja, ndërsa afati për këtë proces do të zgjaste deri më 27 dhjetor.

LVV-ja ka mbajtur mbledhje të jashtëzakonshme dhe ka vendosur t’i votojë Çitakun dhe Shalën për postet e nënkryetarëve të Kuvendit.

“Kurtit e Vetëvendosjes i duhet që Kuvendi të mos jetë i konstituar të paktën deri më 13 shtator, sepse është afat. Nga 13 shtatori duhen dy muaj për presidentin, 60 dite, që i bie 13 nëntori. Nga 13 nëntori mund të shpallen zgjedhjet dhe mbrrin afati më 27 dhjetor”, ka deklaruar ai.

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës ka thënë se një skenar të tillë e kishte paralajmëruar kohë më parë.

“Kështu ju kemi thënë tash e sa kohë. Ua kemi lexuar skenarin në xhep”, ka shkruar Ramadani.

Në përfundim të reagimit, ai ka paralajmëruar se LVV-ja do të zhgënjehet në zgjedhjet që, sipas tij, po përpiqet t’i kalkulojë.

“Por, MOS HARRONI: VV do të dëshpërohet keq nga zgjedhjet që i kanë kalkuluar vet!”, ka përfunduar Ramadani.

të fundit

Shiroka Pula mirëpret ambasadoren e Suedisë, në fokus integrimi evropian i Kosovës

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, priti në takim ambasadoren e Suedisë në Kosovë, Åsa Pehrson. Sipas njoftimit për media…

1 minute ago

Në shtator, paga mesatare neto arriti në 49.141 denarë

Paga mesatare mujore neto e paguar për një të punësuar në muajin shtator të këtij viti ka arritur në 49.141…

7 minutes ago

Mourinho nderpreu konferencën për shtyp pas pyetjes për Ronaldon

Trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho, u largua nga konferenca për shtyp përpara ndeshjes kundër Celta Vigos, sapo u pyet…

17 minutes ago

Historia e Komunës së Likovës: Ndryshimet demografike, zhvillimet politike dhe ndikimi i konfliktit të vitit 2001 te banorët

E vendosur në pjesën veriore të Maqedonisë së Veriut, në afërsi të kufirit me Kosovën dhe Serbinë, Komuna e Likovës…

19 minutes ago

Andi Hadroj: Vllaznia është një klub i madh, ndaj Partizanit shpresoj të bëj debutim me gol

Andi HadrojNesër, prej orës 18:30, Vllaznia do të “përplaset” me Partizanin në stadiumin “Air Albania” të Tiranës, e vlefshme për…

27 minutes ago

Moment prekës/ Nuk e lejuan të takonte vëllanë, Daut Krasniqi e sheh me lot në sy Jakupin nga ballkoni i shtëpisë (VIDEO)

Kjo e premte, 20 nëntor 2026, është dita e tretë e vizitës së Jakup Krasniqit në Kosovë. Një moment prekës…

27 minutes ago