Categories: kosovë

Qorrolli: Qytetarët e vendosën PDK-në në opozitë, bojkotimi i takimit saboton krijimin e institucioneve

Vigan Qorrolli, deputet i VV-së, është shprehur lidhur me takimet që kryeministri në detyrë, Albin Kurti, i ka thirrur me përfaqësuesit e subjekteve politike para vazhdimit të seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës.

Të lidhura

None found

Sipas Qorrollit, Partia Demokratike e Kosovës ndodhet në opozitë për shkak të vullnetit të shprehur nga qytetarët dhe jo si pasojë e një vendimi të saj. Ai i bëri këto komente pasi Partia Demokratike e Kosovës dhe Aleanca refuzuan pjesëmarrjen në takim.

“Populli e ka lënë në opozitë, ndërsa ajo që deklaroi nënkryetarja e PDK-së tregon të vërtetën që qëndron prapa kësaj letre. Gjatë konferencës për media në ambientet e Kuvendit të Kosovës, ajo tha se nuk do të marrin pjesë, ndërsa arsyetimi me qëndrimin në opozitë shërben për të fshehur faktin se nuk dëshirojnë ta lejojnë Albin Kurtin të qeverisë. Qëndrimi në opozitë është plotësisht legjitim, por kjo nuk vlen kur për zgjedhjen e presidentit nevojiten dy të tretat e deputetëve dhe kërkohet konsensus që ata të jenë të pranishëm në sallë”, ka thënë Qorrolli.

Deputeti i VV-së vlerësoi gjithashtu se mospjesëmarrja në takim është, sipas tij, përpjekje për të penguar ngritjen e institucioneve të reja.

“Vendimi i tyre për ta refuzuar takimin përbën sabotim të drejtpërdrejtë të themelimit të institucioneve të Republikës së Kosovës, duke përfshirë edhe pozitën e presidentit, pasi nuk mund të pritet asnjë rezultat kur synohet krijimi i institucioneve”, ka deklaruar Qorrolli.

të fundit

Aksident i rëndë në Orikum, dy automjete përplasen me njëra-tjetrën, përfundojnë në spital tre persona

Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Orikum, ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën. Sipas informacioneve paraprake,…

2 minutes ago

‘A ekziston shpirti binjak?’/ Ronela Hajati zbulon anën e saj më të panjohur për publikun

E guximshme dhe pa filtra kur bëhet fjalë për të shprehur atë që mendon, por kur vjen puna te dashuria,…

8 minutes ago

69 milionë lekë të zhdukura nga Posta e Durrësit/ Pamjet e kamerave zbulojnë lëvizjet e dyshimta të parave dhe skemën me mandatpagesat për Shijakun e Krujën

Një auditim i brendshëm i Postës Shqiptare dhe pamjet e kamerave të sigurisë kanë zbardhur një seri veprimesh të dyshimta…

18 minutes ago

Partizani triumfon 4-1 në derbin ndaj Dinamos, Karoglan: I përgëzoj lojtarët për fitoren

Mislav KaroglanPartizani u rikthye te fitorja pasi mposhti 4-1 Dinamon, në ndeshjen e vlefshme për javën e 13-të të “Abissnet…

19 minutes ago

The One Movement enters North Macedonia’s political scene with Besim Hoda at the helm

Skenës politike në Maqedoninë e Veriut po i shtohet edhe një lëvizje e re politike. Lëvizja Një, u provomua sonte…

30 minutes ago

Italy-Ukraine diplomatic clash after attack on Russian corvette in Libya, Tajani: Zelensky is not telling the truth

Sulmi ukrainas ndaj korvetës ruse “Mercury”, në ujërat territoriale të Libisë, ka hapur një tjetër front përplasjesh, këtë herë diplomatike,…

30 minutes ago