Categories: kosovë

Qorrolli: Kryeministri nuk negociohet, ndërsa për postet e tjera mund të gjendet marrëveshje me LDK-në

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Vigan Qorrolli, ka deklaruar se takimi i së martës me Lidhjen Demokratike të Kosovës mund të hapë rrugën për një marrëveshje politike që do të zhbllokonte krijimin e institucioneve.

Të lidhura

None found

Sipas tij, LVV-ja pret që LDK-ja, si grupi i tretë më i madh parlamentar me 18 deputetë, të hyjë në bisedime me qasje konstruktive dhe me vullnet për kompromis.

Qorrolli u shpreh optimist se takimi i nesërm mund të prodhojë një rezultat pozitiv dhe të realizueshëm, duke çuar në një marrëveshje mes dy subjekteve politike.

Ai bëri të ditur se komunikimi ndërmjet dy partive po zhvillohet në një klimë të qetë, ndërsa synimi kryesor është formimi i institucioneve të qëndrueshme dhe me mandat të plotë katërvjeçar.

“Jemi brenda rregullave të lojës politike dhe të konsensusit politik. Nuk besoj se do të ketë tema tabu. Do të flitet për gjithçka. Institucioni i kryeministrit është i pakontestueshëm dhe ai do të jetë Albin Kurti. Ndërkohë, për pozitat e tjera besoj se do të gjendet një formulë në kuadër të një marrëveshjeje politike, ku do të negociohet pjesëmarrja në qeveri, përbërja e saj dhe më pas edhe pozita e presidentit”, deklaroi ai.

I pyetur për mundësinë që LDK-ja të përfshihet në qeveri, deputeti i LVV-së tha se në tryezën e bisedimeve mund të diskutohen të gjitha çështjet. Përjashtim, sipas tij, bën vetëm posti i kryeministrit, i cili nuk vihet në diskutim dhe do të mbahet nga Albin Kurti.

Qorrolli tha se LVV-ja nuk e mbështet një mandat të dytë për presidenten aktuale, Vjosa Osmani, dhe se preferon një kandidat që do të kishte mbështetje konsensuale e që do të ishte më pranë vlerave të përbashkëta të dy partive.

“Ne e kemi bërë të qartë qëndrimin tonë për presidenten Osmani. LVV nuk preferon që të jetë sërish presidente. Ne duam një emër konsensual, që mund të jetë më afër vlerave që ndajnë dy partitë politike. Për momentin nuk ka dakordim për emrin e saj, madje as brenda grupit parlamentar”, tha ai.

Ai shtoi se, bazuar në informacionet që ka, në Grupin Parlamentar të LVV-së nuk ka pajtim të njëzëshëm për rikandidimin e Osmanit në postin e presidentes.

“E kam bërë të ditur disa herë se nuk bëhem ‘macja e zezë’, por me sa di unë, brenda grupit parlamentar nuk ka pajtueshmëri për kandidaturën e saj. Ka shumë deputetë që kanë thënë se nuk e pëlqejnë Osmanin për presidente”, theksoi Qorrolli.

Deputeti përsëriti se LVV-ja mbetet e bindur se LDK-ja duhet të tregojë guxim për të negociuar mbi baza politike që do t’i siguronin Kosovës institucione stabile për katër vjet.

të fundit

Skandali i Botërorit 1998, Franca pezulloi kontrollet antidoping para turneut

Ish-ministrja franceze e sportit, Marie-George Buffet, ka pranuar në një dokumentar të ri për Zinedine Zidane se asaj iu urdhërua…

2 minutes ago

Leipzig sqaron situatën e Diomandes dhe mohon marrëveshjen me Real Madridin

Drejtori sportiv i klubit gjerman Leipzig, Marcel Schafer, ka sqaruar situatën rreth raportimeve për një marrëveshje me Real Madridin për…

2 minutes ago

Hennessey prezanton Blackbird, superveturën e frymëzuar nga SR-71

Prodhuesi amerikan Hennessey, i njohur më parë si tuner dhe tashmë si krijues i superveturave, ka zbuluar modelin e tretë…

5 minutes ago

Lexus hyn në tregun e fluturimeve me helikopter përmes shërbimit të ri në Japoni

Lexus po zgjeron aktivitetin përtej veturave luksoze, duke prezantuar “Lexus Flight”, një shërbim ekskluziv fluturimesh me helikopter në Japoni.Shërbimi, i…

5 minutes ago

BMW zgjeron gamën: modele me benzinë, hibride dhe elektrike deri në vitin 2027

BMW synon të ruajë dominimin në tregun e makinave luksoze duke zgjeruar më tej gamën e saj me modele të…

6 minutes ago

Ushtari rus qëllon ndaj kolegëve dhe civilëve në Krime, humbin jetën katër persona

Një ushtar rus ka hapur zjarr ndaj kolegëve të tij në qytetin e Sevastopolit, në Krimenë e kontrolluar nga Rusia,…

9 minutes ago