Ekspertja e arsimit, Bardha Qirezi, vlerëson se rezultatet e Kosovës në testin PISA kërkojnë një shqyrtim më të detajuar, sidomos për mungesat e nxënësve, përdorimin e teknologjisë dhe nivelin e mësimdhënies.
None found
Gjatë një interviste në emisionin “Pasdite” në RTK, ajo deklaroi se vetëm 20 për qind e 15-vjeçarëve në Kosovë e kanë ndjekur shkollën rregullisht, pa vonesa dhe mungesa.
Qirezi nënvizoi se numri i mungesave në shkolla ka qenë alarmues edhe këtë vit, ndërsa, sipas saj, kjo çështje nuk është trajtuar sa duhet.
Ajo theksoi se mungesat lidhen drejtpërdrejt me vijimin e rregullt të mësimit dhe kërkoi që të dhënat të raportohen në mënyrë më të saktë, duke u analizuar edhe shkaqet që i shtyjnë nxënësit të mos ndjekin mësimin.
Sipas ekspertes, është e nevojshme të rishikohet mënyra e evidentimit të mungesave dhe të forcohet përcjellja e vazhdueshme e vijimit në shkollë.
Duke u ndalur te përdorimi i mjeteve digjitale, Qirezi tha se ndikimi i tyre nuk është domosdoshmërisht gjithmonë pozitiv.
Ajo shpjegoi se në Kosovë teknologjia ka ndihmuar në disa raste në përmirësimin e rezultateve dhe rritjen e kompetencës në shkencë. Sipas saj, përdorimi më i kufizuar, por më i thelluar, ka ndikuar në rritjen e rezultateve të fëmijëve, ndërsa përdorimi i shpeshtë mund t’i ketë ulur ato.
Qirezi vuri në pah edhe nevojën për investime te mësimdhënësit, si dhe për hartimin e politikave arsimore mbi bazën e rezultateve të matshme.
“Gjithkund është dëshmuar që nëse investon në mësimdhënës, ti ke investuar në sistemin arsimor”, u shpreh ajo.
Një tjetër çështje që, sipas saj, duhet të marrë vëmendje është dallimi mes notave të nxënësve dhe rezultateve të tyre në testet e arritshmërisë ose në testet e maturës.
Deklaratat e një ish-deputeti për praninë e personave të armatosur me bomba gjatë protestave kanë nxitur reagime dhe pikëpyetje lidhur…
Lothar Matthaus kritikon ashpër Michael Olisen pas kartonit të kuq që sulmuesi i Bayern Munichut mori në barazimin 3-3 ndaj…
Ekonomia po ecën mbarë. Këtë nuk e themi ne, por e thonë dy nga institucionet më të rëndësishme financiare ndërkombëtare,…
Përplasje të ashpra janë shënuar pasditen e së enjtes mes policisë dhe protestuesve që janë zhvendosur në rrugën e Elbasanit.…
Në Maqedoni do të prodhohen pjesë për gjigantin gjerman të automobilave “Audi”. Kryeministri Hristijan Mickoski paralajmëroi një investim të ri…
Eurodeputeti kroat, Davor Ivo Stier, tha se asgjë nuk e ndryshon faktin se Kosova bashkë me Kroaci0në e Bosnje Hercegovinën…