Categories: kosovë

Qeveria në detyrë miraton dy vendime për pezullim të përkohshëm të akteve të Odës së Avokatëve të Kosovës

Në mbledhjen e saj të 25-të, Qeveria në detyrë ka aprovuar dy Propozim-Vendime të paraqitura nga Ministria e Drejtësisë.

Bëhet fjalë për Propozim-Vendimin që ndalon ekzekutimin e Rregullores për Pranimin dhe Trajtimin e Thirrjeve Telefonike në Sistemin e Caktimit të Avokatëve sipas Detyrës Zyrtare (ex officio) të Odës së Avokatëve të Kosovës, si dhe për Propozim-Vendimin që ndalon ekzekutimin e aktit që përcakton lartësinë e shpenzimeve për regjistrim në Odën e Avokatëve të Kosovës.

Të lidhura

None found

Gjatë paraqitjes së propozim-vendimit të parë, Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Drejtësisë në detyrë, Donika Gërvalla, tha se pas shqyrtimit të dispozitave të kësaj rregulloreje është vlerësuar se disa kërkesa procedurale mund të krijojnë pengesa praktike për funksionimin efikas të mekanizmit të caktimit të mbrojtësit sipas detyrës zyrtare, sidomos në fazat e hershme të procedurës penale.

“Ky veprim synon të sigurojë ruajtjen e standardeve kushtetuese dhe ligjore të së drejtës për mbrojtje, si dhe të garantojë funksionimin e drejtë dhe efektiv të mekanizmit të mbrojtjes juridike, e veçanërisht mbrojtjen absolute të të drejtave themelore të njeriut për palët e së drejtës”, deklaroi ministrja Gërvalla, duke theksuar nevojën që zbatimi i Rregullores për Pranimin dhe Trajtimin e Thirrjeve Telefonike në Sistemin e Caktimit të Avokatëve sipas Detyrës Zyrtare të pezullohet përkohësisht deri në vendimin përfundimtar të gjykatës.

Sa i përket vendimit të dytë, me miratimin e Propozim-Vendimit për ndalimin e ekzekutimit të aktit për lartësinë e shpenzimeve të regjistrimit në Odën e Avokatëve të Kosovës, përcaktohet se aktualisht këto shpenzime nuk duhet të kalojnë shumën prej 1275.00€, ndërsa nga korriku shumën prej 1500.00€.

Sipas ministres Gërvalla, ky propozim-vendim është rezultat i konstatimit se akti përkatës nuk është në përputhje me dispozitat e Ligjit për Avokatinë, i cili përcakton se shpenzimet për regjistrim në Odën e Avokatëve nuk mund të jenë më të larta se tri (3) paga minimale.

“Duke pasur parasysh rëndësinë e garantimit të zbatimit te ligjeve ne fushën e drejtësisë, dhe nevojën për funksionim të pandërprerë të sistemit të caktimit të mbrojtësve sipas detyrës zyrtare (ex officio), dhe bazuar në kompetencën e Qeverisë për mbikëqyrjen e ligjshmërisë së akteve të Odës së Avokatëve të Kosovës dhe të drejtën për të ndaluar ekzekutimin e tyre deri në vendimin përfundimtar të gjykatës kompetente, vlerësojmë të domosdoshme që zbatimi i lartësisë së shpenzimeve për regjistrim të pezullohet përkohësisht, deri në vendimin përfundimtar të gjykatës”, përmbylli ministrja Gërvalla.

të fundit

Ten Hag: Ronaldo nuk e ka dhënë maksimumin prej shtatë apo tetë vitesh, gjithçka përfundoi te Juventusi

Erik ten Hag ka vazhduar kritikat ndaj Cristiano Ronaldos, duke pretenduar se ylli portugez nuk ka qenë në gjendje të…

18 seconds ago

Aksident fatal në Shkodër, makina del nga rruga dhe godet për vdekje këmbësoren 67-vjeçare

Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në Shkodër, ku një 67-vjeçare ka humbur jetën pasi është përplasur…

2 minutes ago

30 vite nga “Romeo dhe Zhulieta”, filmi që e afroi Shekspirin me adoleshentët

Filmi “Romeo dhe Zhulieta”, me regji të Baz Luhrmann dhe protagonistë Leonardo DiCaprio dhe Claire Danes, shënon 30-vjetorin e publikimit.…

16 minutes ago

Protesta studentore hyn në ditën e 20-të, të rinjtë marshojnë nga Ministria e Arsimit drejt Kryeministrisë

Protesta e studentëve kundër qeverisë vijon edhe këtë të diel, duke shënuar ditën e 20-të të mobilizimit. Gazetari Ergys Gjençaj…

17 minutes ago

Nga vështirësitë te Besiktasi te roli i protagonistit me Trabzonsporin, ringritja e Ernest Muçit

Historia e Ernest Muçit në futbollin turk po merr një kthesë të madhe. Ajo që nisi me shumë pritshmëri te…

18 minutes ago

Romeo dhe Zhulieta” feston 30 vjetorin, filmi që afroi të rinjtë me Shekspirin

Filmi “Romeo dhe Zhulieta”, me regji të Baz Luhrmann dhe protagonistë Leonardo DiCaprio dhe Claire Danes, shënon 30-vjetorin e publikimit.…

24 minutes ago