Categories: kosovë

PVD, PDSH dhe PD në Luginën e Preshevës mbështesin Faton Bislimin për president të Kosovës

Tri subjektet politike shqiptare në Luginën e Preshevës, Partia për Veprim Demokratik (PVD), Partia Demokratike Shqiptare (PDSH) dhe Partia Demokratike (PD), kanë publikuar një deklaratë të përbashkët në mbështetje të kandidaturës së Faton Bislimit për president të Republikës së Kosovës.

Të lidhura

None found

Përfaqësuesit e këtyre partive thonë se përkrahja e tyre buron nga përgjegjësia politike dhe kombëtare ndaj shqiptarëve të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit, si dhe nga domosdoshmëria për të forcuar lidhjet mes Republikës së Kosovës dhe shqiptarëve të Luginës.

Sipas deklaratës, Faton Bislimi përfaqëson një profil të pavarur, mbipartiak dhe bashkues, i cili vlerësohet si veçanërisht i përshtatshëm për situatën e tanishme politike në Kosovë. Përvoja dhe qëndrimet e tij publike ndër vite, sipas tri partive, tregojnë aftësinë për të bashkëpunuar përtej ndarjeve politike e partiake, duke vendosur përpara interesave të partive interesin shtetëror të Kosovës, raportin strategjik me Shtetet e Bashkuara dhe interesin kombëtar shqiptar.

Si një nga motivet kryesore të kësaj mbështetjeje përmendet kontributi i vazhdueshëm dhe i jashtëzakonshëm i Bislimit për çështjen e shqiptarëve të Luginës së Preshevës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Për më shumë se dy dekada, thuhet në deklaratë, ai ka shfrytëzuar kredibilitetin dhe marrëdhëniet e krijuara në Washington për ta mbajtur çështjen e Luginës në vëmendjen e politikëbërësve amerikanë, veçanërisht të Kongresit dhe Senatit të Shteteve të Bashkuara.

Tri partitë theksojnë se ky angazhim ka pasur karakter të qartë bipartisan, pasi ka përfshirë komunikim dhe bashkëpunim me përfaqësues të të dyja partive kryesore në SHBA. Mes personaliteteve amerikane me të cilët Bislimi ka bashkëpunuar ose ka ndërmjetësuar komunikime për çështjen e shqiptarëve të Luginës renditen Senatorja Joni Ernst, Senatori Gary Peters dhe kongresistët Jim Himes, Jim McGovern e Keith Self, ndër të tjerë.

Nëpërmjet veprimtarisë së tij, Bislimi ka ndihmuar në organizimin dhe realizimin e takimeve kushtuar çështjes së Luginës me anëtarë të Kongresit dhe Senatit të SHBA-së.

Kontributi i tij ka përfshirë gjithashtu ofrimin e brifingut në institucionet e Kongresit dhe Senatit lidhur me situatën dhe sfidat me të cilat përballen shqiptarët në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc.

Ai ka përcjellë te vendimmarrësit amerikanë kërkesat dhe shqetësimet e përfaqësuesve politikë shqiptarë nga Lugina, si dhe ka ndihmuar në sigurimin e letrave dhe deklarimeve publike nga senatorë e kongresistë të të dyja partive amerikane në përkrahje të të drejtave dhe interesave legjitime të shqiptarëve të kësaj treve.

Në deklaratë nënvizohet edhe roli i tij në ruajtjen e çështjes së Luginës si pjesë e vazhdueshme e agjendës së politikës amerikane për Ballkanin Perëndimor.

PVD, PDSH dhe PD e cilësojnë këtë përvojë si veçanërisht domethënëse, sepse, sipas tyre, dëshmon se Bislimi nuk e ka parë çështjen e Luginës si interes të përkohshëm apo si element të një agjende të ngushtë partiake. Përkundrazi, angazhimi i tij përshkruhet si afatgjatë, i qëndrueshëm dhe i mbështetur në baza bipartizane, me synimin për të siguruar përkrahjen e Shteteve të Bashkuara pavarësisht partisë që ka qenë në pushtet në Washington.

Partitë vlerësojnë se kjo përvojë do të ishte në shërbim të Republikës së Kosovës nëse Faton Bislimi do të zgjidhej president. Sipas tyre, vendit i nevojitet një president i aftë të komunikojë si me të gjitha forcat politike brenda Kosovës, ashtu edhe me të dyja krahët e politikës amerikane.

Ato e shohin gjithashtu si të rëndësishme që një personalitet me një histori të tillë angazhimi për shqiptarët e Luginës të ketë mundësinë ta përfaqësojë Republikën e Kosovës në nivelin më të lartë institucional.

Për këto arsye, Partia për Veprim Demokratik (PVD), Partia Demokratike Shqiptare (PDSH) dhe Partia Demokratike (PD) shprehin mbështetjen për kandidaturën e Faton Bislimit për president të Republikës së Kosovës, duke e vlerësuar atë si kandidat serioz për një zgjidhje konsensuale, mbipartiake dhe unifikuese, në interes të Republikës së Kosovës dhe të kombit shqiptar.

të fundit

GJKKO konfirmon masën “arrest me burg” ndaj Ergys Agasit

Nga Hedija Spahalic, dpa Ndërsa lëshohen paralajmërime për nxehtësi ekstreme dhe ditët me temperatura treshifrore bëhen më të shpeshta, drejtuesit…

3 minutes ago

Fetoshi: Nderimi i “përbindëshit” Mlladiq kërcënon Kosovën dhe sigurinë e rajonit

Drejtori i Institutit “Octopus”, Arben Fetoshi, ka kritikuar nderimin e Ratko Mlladiqit në Republikën Serbe dhe paralajmërimet për një varrim…

3 minutes ago

GJKKO në dhomën e këshillimit për masën ndaj Ergys Agasit, prokuroria mbështet akuzat te videot në zyrën e biznesmenit

Trupa gjykuese e GJKKO-së që po shqyrton çështjen ndaj Ergys Agasit është tërhequr për të marrë vendimin lidhur me masën…

5 minutes ago

Barcelona nuk e transferoi Carlos Espí, ndërsa Real Madridi e mori nga Levante

Barcelona thuhet se kishte mundësinë ta transferonte talentin e ri spanjoll, Carlos Espí, para se Real Madridi të ndërhynte dhe…

9 minutes ago

Walker dhe DioGuardi mbështesin kandidaturën e Bislimit për President, analistët i kërkojnë Kurtit dhe Abdixhikut të shqyrtojnë skenarin

Albin Kurti dhe Lumir Abdixhiku kanë bërë të ditur se në takimin mes tyre kanë diskutuar për “emra konkretë” për…

13 minutes ago

Linda Rama flet për “Fortune Greece”: Mundësia e re e zhvillimit për Ballkanin Perëndimor

Linda Rama, në një intervistë për “Fortune Greece”, ka analizuar sfidat dhe mundësitë e Ballkanit Perëndimor, duke theksuar se rajoni…

23 minutes ago