Barcelona pati mundësinë të siguronte Carlos Espí, por vendosi të mos e konkretizonte marrëveshjen, duke i hapur rrugë ndërhyrjes së Real Madridit për sulmuesin 19-vjeçar.
None found
Gazetari Sique Rodríguez deklaroi në emisionin e radios katalanase Que t’hi Jugues se Espí iu propozua fillimisht klubit blaugrana. Sipas tij, Barcelona hoqi dorë nga transferimi për shkak të kostos financiare.
“Carlos Espí iu ofrua Barcelonës, por ata e refuzuan për shkak të kostos”, u shpreh Rodríguez.
Raportohet se vështirësitë financiare të Barcelonës ndikuan ndjeshëm në vendimin për të mos vijuar negociatat për afrimin e sulmuesit të ri.
Real Madridi përfitoi nga situata dhe finalizoi marrëveshjen me Levanten për transferimin e 19-vjeçarit.
Espí e nisi menjëherë me sukses aventurën e tij te skuadra madrilene. Në debutimin në La Liga kundër Espanyolit, ai u aktivizua në minutën e 80-të dhe dhjetë minuta më pas, në minutën e 90-të, shënoi golin vendimtar të takimit.
Kështu, sulmuesi që Barcelona nuk e mori për shkak të kostos bëri një debutim ideal me rivalin e saj të madh, Real Madridin, duke realizuar gol që në paraqitjen e parë në kampionatin spanjoll.
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Kërçeli, ka publikuar të dhënat e Doganës së Kosovës për importin e energjisë elektrike. Sipas…
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Kërçeli, ka publikuar të dhënat e Doganës së Kosovës për importin e energjisë elektrike. Sipas…
Dorëheqja e Jensen Huang nga drejtimi i gjigantit amerikan të teknologjisë Nvidia, pas raportimeve për disa marrëdhënie jashtëmartesore, përfshirë një…
Dorëheqja e Jensen Huang nga drejtimi i gjigantit amerikan të teknologjisë Nvidia, pas raportimeve për disa marrëdhënie jashtëmartesore, përfshirë një…
Shtatë nga tetë çerekfinalistët e Ligës së Kombeve për edicionin 2026/27 tashmë janë përcaktuar. Pas ndeshjeve të së hënës, Gjermania…
Një ngjarje tragjike ka tronditur komunitetin në Misuri të SHBA-së, ku një zjarrfikëse 36-vjeçare ka humbur jetën pasi ka rënë…