kosovë

Serbia i shkurton buxhetin, Kosova premton mbështetje për Këshillin Kombëtar Shqiptar në Luginën e Preshevës

Këshilli Kombëtar Shqiptar në Luginë është shprehur i shqetësuar me shkurtimin e buxhetit nga qeveria serbe.

Kryetari i KKSH, Nevzad Lutfiu ka deklaruar për Dukagjinin se shpreson që ta ketë mbështetjen nga Qeveria e Kosovës.

Të lidhura

None found

Nga Zyra e zëvendëskryeministrit kanë treguar për televizionin se Lugina do t’a ketë mbështetjen për qasjen e qeverisë serbe të cilën e ka quajtur “diskriminuese”

Me 8 mijë euro më pak do e vazhdojë punën këtë vit Këshilli Kombëtar Shqiptar në Luginë.

E ky vendim i shtetit serb sipas Këshillit, nuk do lejojë përfaqësimin e shqiptarëve të luginës në nivel të duhur.

“Ky institucion do duhej që në kushte normale të punonte për avancimin e të drejtave të shqiptarëve në ruajtjen e identitetit të pakicës kombëtare, shqiptare dhe ky vendim e vështirëson jashtëzakonisht aktivitetin e institucionit më të lartë të shqiptarëve në kuptimin e përfaqësimit në Republikën e Serbisë”, tha Nevzad Lutfiu, Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Luginë.

Nga Lugina, shpresojnë që mbështetjen ta marrin nga Qeveria.

“Unë besoj që pjesën e cila është dashur të mbulohet prej qeverisë së Serbisë, besoj se do ta kemi mbështetjen nga Qeveria e Kosovës ashtu që Këshilli Kombëtar Shqiptar të jetë sa më funksional. Ne këto ditë do iu drejtomë me një kërkesë Qeverisë së Kosovës = nga ku do kërkojmë mbështetje financiare për mbulimin e veprimtarisë së rregullt të Këshilli Kombëtar Shqiptar që të jemi sa më shumë funksional dhe unë besoj se kërkesa jonë do të mbështetet nga Qeveria e Kosovës”, tha Lutfiu.

E shqetësuar me qasjen e qeverisë serbe shprehet edhe zyra e zëvendëskryeministrit, Besnik Bislimi. Kjo e fundit thotë se Lugina, do ta ketë mbështetjen e saj.

“Në tre vitet e fundit, Qeveria e Republikës së Kosovës e ka rritur në mënyrë të konsiderueshme mbështetjen për Luginën e Preshevës, veçanërisht atë financiare. Ajo ka shërbyer për të kontribuar pozitivisht në ruajtjen e gjuhës, traditës, kulturës së bashkatdhetarëve tanë shqiptarë. Buxheti i ndarë për këtë vit, është 3 milionë euro, dhe ka njohur rritje për nga 1 milionë, çdo vit, që nga 2021. Patur parasysh qasjen e vazhdueshme diskriminuese të Qeverisë së Serbisë ndaj shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, së fundmi jemi të shqetësuar dhe me zvogëlimin e buxhetit të Këshillit Kombëtar Shqiptar. Ajo rrezikon seriozisht funksionimin e këtij institucioni për të ofruar shërbimet e nevojshme për shqiptarët e Luginës së Preshevës.Qeveria e Republikës së Kosovës do të vijojë të qëndrojë përkrah shqiptarëve në Luginën e Preshevës, jo vetëm në mbështetje financiarisht, por edhe për t’i dhënë zë problematikave dhe sfidave me të cilat përballen nga institucionet serbe”, tha Klisman Kadiu, këshilltar i zëvendëskryeministrit, Bisnik Bislimi.

Buxheti i ndarë për vitin 2024 nga Qeveria e Kosovës për Luginën, është 3 milion euro.

të fundit

Zjarr në një servis automjetesh në Fier, zjarrfikësit vënë flakët nën kontroll

Një servis automjetesh është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme në fshatin Drizë të Fierit, në zonën e njohur si…

10 minutes ago

Tedi Blushi denoncon plagosjen e 20-vjeçarit në protestë: Orgen Hajderi ndodhet në reanimacion pas goditjes në kokë

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka denoncuar nga Spitali i Traumës plagosjen e 20-vjeçarit Orgen Hajderi,…

11 minutes ago

Berisha: More than 21 protesters ended up in hospital; only protests can remove Rama

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar pas protestës së 28 Nëntorit në Tiranë, duke pretenduar se mbi 21…

18 minutes ago

Snow covers the Kalimash area, snowplows begin operations on the National Road

Reshjet e dëborës kanë nisur në zonën e Kalimashit, pranë tunelit, si dhe në disa segmente të Rrugës së Kombit,…

18 minutes ago

Fox News reports on protests in Tirana: Demonstrators clash with police and demand Edi Rama’s resignation

Protestat e sotme ne Tirane ka marrë vëmendjen e mediave ndërkombëtare, të cilat raportojnë për përshkallëzimin e situatës. “Protestat e…

18 minutes ago

November 28 renews attention to the challenges facing Albanians in the region, with greater cooperation sought from Pristina and Tirana

28 Nëntori, përtej simbolikës së bashkimit kombëtar, rikthen në vëmendje edhe sfidat me të cilat përballen shqiptarët që jetojnë jashtë…

19 minutes ago