Categories: kosovë

Punëtorët teknikë mbeten në grevë, Azemi: Refuzuam ofertën e Komunës për pagë bruto prej 450 eurosh

Greva e punëtorëve teknikë në shkollat fillore dhe të mesme të Prishtinës, e nisur më 1 shtator, do të vazhdojë derisa të shlyhen të gjitha detyrimet financiare ndaj tyre. Kështu deklaroi në një konferencë për media kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të Sektorit Privat, Jusuf Azemi.

Të lidhura

None found

Shkak për grevën është mospagesa e punëtorëve të shkollave të mesme të larta për muajt korrik dhe gusht. Ndërkohë, punëtorët e shkollave fillore ende nuk e kanë marrë pagën e gushtit dhe pagesën për 11 ditë të korrikut.

Azemi njoftoi se për këtë çështje është zhvilluar një takim me drejtorin e Drejtorisë së Arsimit në Komunën e Prishtinës, Arianit Elshani, dhe me zyrtarin komunal Arben Gashi. Sipas tij, sindikata kishte pritur që nga ky takim të dilte një zgjidhje për kapërcimin e bllokadës.

Ai bëri të ditur se për muajin gusht ishte paraqitur mundësia që punëtorët të paguheshin 391 euro, ose 425 euro bruto. Arsyetimi i dhënë ishte se paga minimale nuk ishte amendamentuar dhe se kontraktuesit, në momentin e nënshkrimit të kontratave, kishin përcaktuar shumën prej 425 eurosh.

Sipas Azemit, Drejtoria e Arsimit kishte thënë se duhej t’i delegonte dhe t’i transferonte këto mjete. Megjithatë, sindikata e refuzoi ofertën, me arsyetimin se ajo nuk përfaqëson pagën e plotë të përcaktuar me kontratë dhe bie ndesh me pagën minimale sipas ligjit në fuqi.

Paga e këtyre punëtorëve, bazuar në kontratat e tyre dhe në pagën minimale, është 500 euro bruto.

Kreu i sindikatës tha se Komuna nuk kishte nevojë të transferonte asnjë cent nëse nuk i shlyente të gjitha detyrimet ndaj punëtorëve. Ai sqaroi se paratë e hedhura në llogaritë e tyre do të tërhiqeshin, por kjo nuk do ta zgjidhte problemin dhe greva do të përfundonte vetëm pasi Komuna e Prishtinës t’i përmbushte të gjitha obligimet që ka ndaj tyre.

Azemi kritikoi zyrtarët komunalë për mosmarrjen me këtë problem, pavarësisht se sindikata, sipas tij, kishte paralajmëruar për më shumë se një muaj se situata mund të përfundonte në bllokadë. Ai e lidhi gjendjen e krijuar me mungesën e mjeteve dhe të realitetit.

Ai tha se disa zyrtarë të Komunës së Prishtinës deklaronin se nuk ishin në dijeni që punëtorët ndodheshin në grevë. Azemi e cilësoi të rëndë faktin që pagat mungonin prej 45 ditësh, ndërsa personat zyrtarë që duhej të merreshin me pagesat e punëtorëve nuk kishin dijeni për grevën.

Duke kërkuar mirëkuptim nga qytetarët dhe nxënësit, Azemi tha se përgjegjësinë për situatën e kanë institucionet që, sipas tij, nuk i kanë përmbushur detyrimet ndaj punëtorëve.

Për momentin, sindikata synon të vazhdojë vetëm me grevë dhe nuk planifikon veprime më radikale. Megjithatë, Azemi nuk e përjashtoi përdorimin e masave të tilla nëse detyrimet financiare nuk realizohen, ndonëse shprehu bindjen se nuk do të jetë e nevojshme të arrihet deri aty.

Ai tha se institucionet nuk kanë rrugë tjetër përveçse të veprojnë, pasi punëtorët nuk mund të rrezikojnë shëndetin e fëmijëve duke i dërguar të sëmurë në shkolla për shkak të njerëzve që paguhen mirë për t’i kryer detyrat e tyre.

KosovaPress ka kërkuar një qëndrim nga Drejtoria e Arsimit e Komunës së Prishtinës për këtë çështje, por deri në publikimin e artikullit nuk ka marrë përgjigje.

të fundit

Jahjaga: How long will the killing of women be seen as just another tragedy?

Ish presidentja, Atifete Jahjaga ka reaguar për vrasjen e dyfishtë në Livoç të Gjilanit, që tronditi mbrëmë Kosovën. Jahjaga, ka…

13 seconds ago

Overcrowding in Macedonian prisons revives debate over amnesty

Burgjet në Maqedoni po përballen me mbipopullim, gjë që ka rikthyer në qendër të vëmendjes çështjen e zbatimit më të…

5 minutes ago

Petrit Malaj: Albanians in North Macedonia are the link between the two countries

Mbrojtja e të drejtave të shqiptarëve, zbatimi i Marrëveshjes së Ohrit dhe forcimi i marrëdhënieve dypalëshe në fokus të mandatit…

5 minutes ago

Hetimet për tragjedinë në Gjilan: Çfarë dihet deri tani?

Autoritetet në Kosovë e kanë dërguar në paraburgim një burrë nën dyshimin për vrasjen e dy personave dhe plagosjen e…

5 minutes ago

Çeku: Reforma do t’i përshtatë universitetet me potencialin dhe nevojat e vendit

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Hajrulla Çeku, tha se reforma do të sjellë profilizimin e universiteteve sipas potencialit të tyre dhe…

6 minutes ago

Grima pas humbjes me Uellsin: Vajzat meritonin të paktën barazimin, në ndeshjen e kthimit do të japim maksimumin

Armir GrimaTrajneri i Kombëtares shqiptare të vajzave, Armir Grima, ka folur për mediat, ndërsa Shqipëria humbi minimalish ndaj Uellsit në…

11 minutes ago