Categories: kosovë

Greva e punëtorëve teknikë në Prishtinë vijon, kërkohet pagesa e pagave të prapambetura

Punëtorët teknikë të shkollave fillore dhe të mesme në Prishtinë kanë hyrë në grevë për shkak të vonesave në paga, një situatë që, sipas tyre, është përsëritur prej tre vjetësh. Ata deklarojnë se nuk do të rikthehen në punë pa marrë pagesat e tyre.

Të lidhura

None found

Ilmi Buzuku, kryepunëtor teknik në shkollën “Gjergj Fishta”, thotë se greva është mjeti i fundit që u ka mbetur për t’i bërë punëdhënësit të reagojë dhe të përmbushë detyrimet.

“Bëhen dy muaj që nuk i kemi marrë pagat. Kompania ia lë fajin Komunës, ndërsa Komuna nuk po i lëshon paratë. Jemi në grevë dhe nuk kemi ndërmend të punojmë derisa të realizohen pagat. Tualetet duhet t’i pastrojmë, pavarësisht nëse jemi në grevë apo jo. Ato mund t’i kryejmë, por punët e tjera nëpër klasa jo”, tha Buzuku.

Sipas tij, punëtorët kanë humbur durimin pas një periudhe të gjatë pritjeje, ndërsa thekson se vazhdimi i punës pa pagesë nuk është i mundur.

“Ne kemi me vazhdu deri me realizimin e kërkesave tona, se kërkush s’punon pa pagë. Jena në kredi, atje bëhet dyfish krediti, pagesa”, shtoi ai.

Drejtoresha e shkollës “Gjergj Fishta”, Suphije Zhitia, tha se përgjegjësia për mirëmbajtjen e higjienës i takon operatorit ekonomik. Ajo shtoi se punëtorët kanë të drejtë të shprehin pakënaqësinë e tyre për situatën.

“Fatmirësisht, këtë herë është një përparësi që, edhe pse janë në grevë, ata duhet të kenë një obligim t’i mbajnë nyjet sanitare të pastra. Kjo ishte një përparësi që më pëlqeu, sepse institucionet në baza ditore frekuentohen, së paku te ne, nga rreth 1.000 persona”, theksoi Zhitia.

Për shkak të numrit të madh të personave që frekuentojnë shkollën çdo ditë, punëtorët në grevë vazhdojnë të kujdesen për pastrimin e tualeteve, ndërsa nuk kryejnë punët e tjera nëpër klasa.

Stafi i shkollës po pret që palët të gjejnë një zgjidhje për mosmarrëveshjen. Drejtoresha tha se do t’u lihet kohë punëtorëve të shprehin pakënaqësinë, ndërsa institucionet përgjegjëse duhet të përcaktojnë se ku qëndron problemi.

“Do t’ua lëmë në dispozicion kohën. Thjesht, këto palë le ta shprehin pakënaqësinë e vet, nëse po qëndron. Palët e tjera le të shohin ku qëndron problemi dhe sigurisht që të dyja palët e kanë parasysh që koha është faktori më i rëndësishëm”, tha drejtoresha e shkollës.

Pavarësisht pritjes për një zgjidhje, punëtorët teknikë deklarojnë se greva do të vazhdojë deri në realizimin e pagave të papaguara.

të fundit

Gazment Bardhi akuzon Policinë për dhunë ndaj deputetëve gjatë protestës në Tiranë: Sjellje e papranueshme nga përfaqësuesit e shtetit

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar për përplasjet e ndodhura gjatë protestës në Tiranë, duke…

3 minutes ago

Dhuna nuk sjell zgjidhje”, të rinjtë në “Ftesë në 5”: Protesta duhet të shoqërohet me dialog

Ditën e sotme në emisionin “Ftesë në 5” me Bieta Sulon u diskutua për protestën e studentëve, e cila ka…

3 minutes ago

PSG shpërthen ndaj Manchester Cityt në pjesën e parë dhe udhëheq 3-0

Paris Saint-Germaini po e dominon Manchester Cityn në ndeshjen e fazës së ligës në Ligën e Kampionëve, duke shkuar në…

8 minutes ago

Bulgaria refuses to extradite Iva Mihajllova to North Macedonia

Ministria e Punëve të Brendshme e Bullgarisë përmes një komunikate për media ka njoftuar se Bullgaria nuk do të ekstradojë…

13 minutes ago

Minoski: Public debt level warrants alarm; fiscal consolidation is needed

Borxhi publik pranë pragut prej 60 për qind, për një shtet me nivel të zhvillimit ekonomik si Maqedonia e Veriut,…

13 minutes ago

Besnik Tahiri presents three initiatives to the Legislation Committee

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës, Besnik Tahiri, ka paraqitur tri propozime në Komisionin për Legjislacion, duke kërkuar që ato…

14 minutes ago