Publikohen rezultatet e para nga numërimi i votave në Kosovë! Prizreni në atmosferë festive, kreu i PDK-së dhe fituesi Shaqir Totaj rrethohen nga qytetarët

Kryetari aktual i Prizrenit, Shaqir Totaj, ka shpallur fitoren në këtë komunë pas përfundimit të procesit të votimit dhe publikimit të rezultateve paraprake. Në një deklaratë për mediat, Totaj i uroi qytetarët për fitoren dhe u zotua se do të vazhdojë punën me përkushtim, ashtu si në katër vitet e fundit.

“Do të vazhdojmë me Prizrenin me punë, ashtu siç e kemi pasur në katër vjetët e kaluara. Urime, gëzuar, përhair juve qytetarëve të Prizrenit. Do të vazhdojmë bashkë me standarde të reja, fitore të reja,” u shpreh Totaj.

Ndërkohë, kreu i PDK-së, Memli Krasniqi, ndodhet sonte në Prizren, ku po feston bashkë me kryetarin e rizgjedhur dhe me qytetarët në qendër të qytetit.

Krasniqi e cilësoi garën në Prizren si një nga betejat më të rëndësishme për PDK-në, duke falënderuar edhe partnerët e koalicionit për mbështetjen dhe kontributin në këtë fitore.


Shtuar 9.11.2025 20:57

Tags: ,