Categories: kosovë

Publicisti serb: Plani i Vuçiqit për devijimin e Ibrit është i pamundur dhe do t’i kushtonte Serbisë miliarda

Serbia po shqyrton mundësinë e ndryshimit të rrjedhës së lumit Ibër brenda territorit të saj, një ide kjo e hedhur nga presidenti Aleksandër Vuçiq.

Të lidhura

None found

Sipas tij, autoritetet në Beograd kanë angazhuar tashmë ekspertë të sektorit të ndërtimit, inxhinierë dhe specialistë të tjerë për të analizuar këtë mundësi.

Vuçiq e bëri deklaratën të dielën për mediat serbe, duke e shoqëruar atë edhe me një paralajmërim ndaj shqiptarëve lidhur me mënyrën se si do të reagonin ndaj një vendimi të tillë.

“Ne tashmë kemi thirrur ekspertë që merren me këtë — sektorin e ndërtimit, inxhinierë dhe të gjithë të tjerët. Meqë po e keqtrajtojnë kaq shumë popullin tonë, le të shohim. Kemi arsye të ndryshme për ndryshimin e rrjedhës së Ibrit, pastaj do të shohim se çfarë do të bëjnë shqiptarët dhe si do të sillen”, deklaroi Vuçiq.

Kjo nuk është hera e parë që presidenti serb flet për një plan të tillë. Ai e kishte përmendur të njëjtën ide edhe në vitin 2024, menjëherë pas sulmit ndaj infrastrukturës kritike në Ibër-Lepenc, për të cilin janë akuzuar serbët.

Atëherë, Vuçiq kishte thënë se Serbia kishte një plan për devijimin e lumit Ibër në territorin e saj.

Publicisti serb Zlatoje Martinov e ka cilësuar deklaratën e fundit si të pamatur dhe kërcënim bosh, ndërsa projektin e ka përshkruar si një absurditet që do t’i shkaktonte Serbisë kosto të jashtëzakonshme.

“Kjo është një nga një sërë deklaratash të Vuçiçit që nuk kanë asnjë lidhje me realitetin. Është një tjetër deklaratë e pamatur dhe kërcënim bosh. Ideja për të ‘ndryshuar rrjedhën e lumit Ibër’ përbën një absurditet të pastër, pasi një projekt i tillë infrastrukturor është teknikisht tepër kompleks dhe do t’i kushtonte Serbisë disa miliardë euro”, deklaroi Martinov për “Bota sot”.

Ai shtoi se Beogradi do të detyrohej të merrte kredi të mëdha nga bankat e huaja për ta financuar një ndërhyrje të tillë, në një kohë kur Serbia mezi po përballon shpenzimet për projektin “EXPO 2027”. Sipas tij, punimet për këtë projekt po vonohen dhe Vuçiqi është i shqetësuar nëse të gjitha ndërtesat do të përfundojnë deri në verën e ardhshme.

Martinov theksoi gjithashtu se realizimi i planit do të kërkonte miratimin e Evropës dhe të bashkësisë ndërkombëtare, të cilin presidenti serb nuk e ka.

“Për të zhvendosur shtratin e lumit Ibër dhe për të ‘shkatërruar Liqenin e Gazivodës’, përveç shumave të mëdha të parave dhe viteve të tëra punë teknike, nevojitet edhe miratimi i Evropës dhe i botës. Vuçiçi nuk e ka këtë miratim dhe askush nuk mund ta marrë kurrë, sepse një veprim i tillë do të përbënte një lloj krimi kundër popullit të Kosovës dhe, natyrisht, edhe kundër serbëve në Kosovë, për të cilët Vuçiçi betohet dhe të cilët gjoja i mbështet”, pohoi publicisti.

Sipas tij, ideja e presidentit serb është më shumë qesharake sesa kërcënuese, pasi zbatimi i saj në praktikë është jashtëzakonisht i vështirë, madje pothuajse i pamundur.

“Në gjendje pafuqie dhe zemërimi shpesh bëhen lëvizje të gabuara. Një deklaratë e tillë e Vuçiqit, e menduar si kërcënim ndaj Kosovës, në fakt është më tepër qesharake sesa frikësuese, sepse në praktikë është e vështirë, madje pothuajse e pamundur, për t’u realizuar. Prandaj, do t’i quaja thjesht ‘ëndrra me sy hapur’ të Aleksandar Vuçiqit”, shtoi Martinov.

Çështja e rrjedhës së Ibrit ka rëndësi të drejtpërdrejtë për Kosovën, pasi lidhet me sistemin ujor të Gazivodës/Ujmanit dhe me kanalin Ibër-Lepenc.

Një ndërhyrje e tillë nuk do të ishte thjesht një ndryshim teknik i rrjedhës së lumit. Ajo do të sillte pasoja të drejtpërdrejta për furnizimin e Kosovës me ujë dhe energji elektrike, përfshirë funksionimin e dy termocentraleve të mëdha, Kosova A dhe Kosova B.

Për deklaratat e Vuçiqit ka reaguar edhe Bashkimi Evropian. BE-ja ka bërë të ditur se duhet të shmangen si deklaratat për një ndryshim të mundshëm të rrjedhës së Ibrit, ashtu edhe çdo veprim që nuk kontribuon në normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.

“Përparimi në normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë mund të arrihet vetëm përmes dialogut”, deklaroi një zëdhënës i Komisionit Evropian më 11 gusht.

Komisioni Evropian, në një përgjigje për Radion Evropa e Lirë, theksoi se “deklaratat, përfshirë ato për ndryshime të mundshme të rrjedhës së lumit, dhe veprimet që nuk e mbështesin këtë synim duhet të shmangen”.

të fundit

Gara: Lack of information from Serbia hampers search for missing persons

Mbetjet mortore të së paku një personi janë gjetur dhe zhvarrosur në fshatin Brod të Komunës së Shtërpcës. Ato janë…

11 seconds ago

Security situation in Kosovo the focus of meeting between Vergori and Swiss ambassador

Komandanti i misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO, gjeneralmajor Roberto Vergori, ka pritur në takim ambasadoren e Zvicrës në…

30 seconds ago

Microsoft services disrupted in several countries, with thousands of reports involving Outlook, Microsoft 365 and Teams

Mijëra përdorues në mbarë botën janë përballur me probleme në përdorimin e shërbimeve të Microsoft, pas një ndërprerjeje që preku…

45 seconds ago

Rama posts photo from Paris Peace Forum showing him talking with Macron and Zelensky as Kurti stands in the foreground

Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale një fotografi ku shfaqet krah liderëve që ishin të pranishëm në Forumin…

1 minute ago

Nga 15 nëntori, pajisjet dimërore bëhen të detyrueshme në Maqedoninë e Veriut

Më 15 nëntor, hyn në fuqi detyrimi ligjor për posedimin e pajisjeve dimërore në automjete në Maqedoninë e Veriut.Policia do…

3 minutes ago

Ambasada britanike shpreh shqetësim për amendamentet në Ligjin për Dhomat e Specializuara

Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë ka reaguar lidhur me synimin e Kuvendit të Kosovës për të votuar sërish…

3 minutes ago