Deklaratat e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, për një ndryshim të mundshëm të rrjedhës së lumit Ibër kanë nxitur reagimin e Bashkimit Evropian. Sipas BE-së, një retorikë e tillë nuk i shërben normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
None found
Gjatë një konference për media, zëdhënësja e BE-së për çështjet e jashtme, Annita Hipper, u pyet nëse deklaratat e presidentit serb dhe ndërmarrja eventuale e një veprimi për ndryshimin e rrjedhës së lumit mund të ndikonin edhe në procesin e anëtarësimit të Serbisë në Bashkimin Evropian.
“Fillimisht dua të ndalem te çështja kryesore që kemi përballë, përkatësisht deklaratat e bëra. Pohimet për ndryshimin e mundshëm të rrjedhës së lumit, si dhe veprimet eventuale në këtë drejtim, nuk ndihmojnë në arritjen e synimit për marrëdhënie normale ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Një gjë e tillë mund të realizohet vetëm nëpërmjet dialogut”, deklaroi Hipper.
Zëdhënësja nënvizoi se ecja përpara në dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës përbën një nga kushtet që të dyja palët të avancojnë drejt Bashkimit Evropian.
“Po ashtu, rikujtojmë se përparimi në dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës është parakusht që secila palë të ecë përpara në rrugën evropiane”, shtoi Hipper.
Reagimi i saj pasoi deklaratën e bërë të dielën nga Vuçiq, i cili tha se Serbia po e shqyrton mundësinë për t’ia ndryshuar rrjedhën lumit Ibër. Ai e lidhi këtë ide me atë që, sipas pretendimit të tij, është qasja e autoriteteve të Kosovës ndaj komunitetit serb.
Vuçiq bëri të ditur se për këtë çështje kishte thirrur “ekspertë”, mes tyre “inxhinierë dhe të tjerë”. Ai pohoi gjithashtu se Serbia ka “arsye të ndryshme për ndryshimin e rrjedhës së ujit të Ibrit”.
“Prandaj, do të shohim se çfarë do të bëjnë shqiptarët dhe si do të veprojnë”, u shpreh Vuçiq para gazetarëve, teksa po vizitonte punimet për ndërtimin e një ure në Beograd.
Bashkimi Evropian ka përsëritur vazhdimisht se dialogu, së bashku me zbatimin e marrëveshjeve të arritura brenda këtij procesi, vazhdon të jetë vendimtar për përparimin e Kosovës dhe Serbisë në rrugën evropiane.
Ambasada e Italisë në Kosovë ka shprehur shqetësim lidhur me mundësinë që Kuvendi i Kosovës të votojë nesër ndryshimet në…
Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale një fotografi ku shfaqet krah liderëve që ishin të pranishëm në Forumin…
Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Hajrulla Çeku, ka pritur në takim drejtuesit e Këshillit Shtetëror të Cilësisë (KShC), Agjencisë së…
Atmosfera në kampin e tifozëve të Shqipërisë është elektrizuse jo vetëm në stadiumin “Air Albania”, por jashtë impiantit [...]Read More...
Mbetjet mortore të së paku një personi janë gjetur dhe zhvarrosur në fshatin Brod të Komunës së Shtërpcës. Ato janë…
Komandanti i misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO, gjeneralmajor Roberto Vergori, ka pritur në takim ambasadoren e Zvicrës në…