Categories: kosovë

Publicisti serb e quan “ëndërr me sy hapur” planin e Vuçiqit për devijimin e lumit Ibër

Serbia po analizon mundësinë që rrjedha e lumit Ibër të ndryshohet brenda territorit të saj, sipas presidentit serb Aleksandër Vuçiq.

Të lidhura

None found

Për të shqyrtuar realizimin e kësaj ideje, qeveria në Beograd ka angazhuar tashmë ekspertë.

Në një prononcim për mediat serbe të dielën, Vuçiq e shoqëroi paralajmërimin edhe me një kërcënim, duke deklaruar se më pas do të shihej se çfarë do të bënin shqiptarët dhe si do të silleshin.

Ai tha se janë thirrur specialistë të fushës, përfshirë përfaqësues të sektorit të ndërtimit, inxhinierë dhe ekspertë të tjerë. Sipas Vuçiqit, për shkak të asaj që ai e cilësoi si keqtrajtim të popullit serb, Serbia ka arsye të ndryshme për ta ndryshuar rrjedhën e Ibrit, pas së cilës, siç u shpreh ai, do të shihej reagimi dhe sjellja e shqiptarëve.

Kjo nuk është hera e parë që presidenti serb e paraqet një ide të tillë.

Gjatë vitit 2024, menjëherë pas sulmit ndaj infrastrukturës kritike në Ibër Lëpenc, për të cilin akuzohen po serbët, Vuçiq deklaroi se Serbia kishte një plan për devijimin e Ibrit në territorin e saj.

Publicisti serb Zlatoje Martinov e vlerëson këtë paralajmërim si një deklaratë të papërgjegjshme dhe një kërcënim pa përmbajtje.

Sipas tij, ideja është krejtësisht absurde dhe zbatimi i saj do t’i sillte Serbisë një kosto tepër të lartë.

Martinov deklaroi për “Bota sot” se ky është një tjetër pohim i Vuçiqit pa lidhje me realitetin. Ai tha se ndryshimi i rrjedhës së lumit Ibër do të kërkonte një projekt infrastrukture jashtëzakonisht të ndërlikuar nga ana teknike dhe do t’i kushtonte Serbisë disa miliardë euro.

Publicisti ngriti gjithashtu pyetjen se përse Serbia do të merrte hua në vlera të mëdha nga bankat e huaja. Ai theksoi se vendi mezi po arrin të financojë projektin megaloman të Vuçiqit, “EXPO 2027”, ndërsa punimet po vonohen dhe presidenti serb është i shqetësuar nëse të gjitha ndërtesat do të përfundojnë deri në verën e ardhshme.

Martinov vlerëson se, për ta vënë në jetë këtë plan, Vuçiqit do t’i nevojitej edhe pëlqimi i Evropës dhe i botës, të cilin, sipas tij, nuk do ta siguronte.

Ai argumentoi se zhvendosja e shtratit të lumit Ibër dhe “shkatërrimi i Liqenit të Gazivodës” do të kërkonin, përveç shumave të mëdha financiare dhe shumë viteve punë teknike, edhe miratimin ndërkombëtar. Sipas Martinovit, Vuçiq nuk e ka një miratim të tillë dhe askush nuk mund ta marrë, pasi ky veprim do të përbënte një lloj krimi kundër popullit të Kosovës, por edhe kundër serbëve në Kosovë, për të cilët presidenti serb betohet dhe pretendon se i mbështet.

Në përfundim, Martinov e cilësoi idenë e presidentit serb më shumë si qesharake sesa kërcënuese.

Sipas tij, pafuqia dhe zemërimi shpesh çojnë në hapa të gabuar. Martinov tha se deklarata e Vuçiqit, megjithëse është menduar si kërcënim ndaj Kosovës, në të vërtetë shkakton më tepër të qeshura sesa frikë, sepse realizimi i saj në praktikë është shumë i vështirë, madje thuajse i pamundur. Për këtë arsye, ai e përshkroi planin si “ëndrra me sy hapur” të Aleksandar Vuçiqit.

Çështja e ndryshimit të rrjedhës së Ibrit ka rëndësi të madhe për Kosovën.

Lumi është i lidhur drejtpërdrejt me sistemin ujor të Gazivodës/Ujmanit dhe me kanalin Ibër-Lepenc.

Një ndërhyrje e tillë nuk do të ishte një devijim i zakonshëm, por një veprim me ndikim të drejtpërdrejtë në furnizimin e Kosovës me ujë dhe energji elektrike, veçanërisht në dy termocentralët e mëdhenj Kosova A dhe Kosova B.

Për idenë e Vuçiqit ka pasur reagim edhe nga Bashkimi Evropian.

BE-ja ka kërkuar që të shmangen deklaratat për ndryshimin e mundshëm të rrjedhës së lumit Ibër, si dhe veprimet që nuk ndihmojnë në normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Më 11 gusht, një zëdhënës i Komisionit Evropian deklaroi se përparimi drejt normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë mund të realizohet vetëm nëpërmjet dialogut.

Në përgjigjen për Radion Evropa e Lirë, Komisioni Evropian theksoi se duhen evituar deklaratat, përfshirë ato që lidhen me ndryshime të mundshme të rrjedhës së lumit, si dhe çdo veprim që nuk e mbështet këtë objektiv.

të fundit

Probleme me shërbimet e Microsoft në disa vende, mijëra raportime për Outlook, Microsoft 365 dhe Teams

Mijëra përdorues në mbarë botën janë përballur me probleme në përdorimin e shërbimeve të Microsoft, pas një ndërprerjeje që preku…

3 minutes ago

Ambasada italiane në Kosovë shpreh shqetësim për ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara

Ambasada e Italisë në Kosovë ka shprehur shqetësim lidhur me mundësinë që Kuvendi i Kosovës të votojë nesër ndryshimet në…

7 minutes ago

Rama publikon foton nga Forumi i Paqes në Paris, ku shfaqet në bisedë me Macron dhe Zelensky, ndërsa Kurti është në plan të parë

Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale një fotografi ku shfaqet krah liderëve që ishin të pranishëm në Forumin…

8 minutes ago

Çeku diskuton riakreditimin me përfaqësuesit e institucioneve të arsimit të lartë

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Hajrulla Çeku, ka pritur në takim drejtuesit e Këshillit Shtetëror të Cilësisë (KShC), Agjencisë së…

18 minutes ago

VIDEO/ Këngë patriotike dhe flamuj kuqezi, tifozët ndezin atmosferën para ndeshjes

Atmosfera në kampin e tifozëve të Shqipërisë është elektrizuse jo vetëm në stadiumin “Air Albania”, por jashtë impiantit [...]Read More...

27 minutes ago

Gara: Mungesa e të dhënave nga Serbia vështirëson kërkimin e personave të zhdukur

Mbetjet mortore të së paku një personi janë gjetur dhe zhvarrosur në fshatin Brod të Komunës së Shtërpcës. Ato janë…

29 minutes ago