Categories: kosovë

Publicisti serb rrëzon planin e Vuçiqit për Ibrin: Teknikisht pothuajse i pamundur, një “ëndërr me sy hapur

Serbia po analizon mundësinë që rrjedha e lumit Ibër të devijohet brenda territorit të saj, sipas një deklarate të presidentit serb, Aleksandër Vuçiq. Për këtë çështje, autoritetet në Beograd kanë nisur punën dhe kanë angazhuar ekspertë.

Të lidhura

None found

Duke folur të dielën për një media serbe, Vuçiq tha se janë thirrur specialistë të sektorit të ndërtimit, inxhinierë dhe profesionistë të fushave të tjera. Ai e shoqëroi paralajmërimin me tone kërcënuese, duke deklaruar se Serbia ka disa arsye për ta ndryshuar rrjedhën e Ibrit dhe se më pas do të shihet se çfarë do të bëjnë shqiptarët dhe si do të sillen, pasi, sipas tij, populli serb po keqtrajtohet.

Kjo nuk është hera e parë që presidenti serb e paraqet një ide të tillë. Në vitin 2024, menjëherë pas sulmit ndaj infrastrukturës kritike në Ibër-Lepenc, për të cilin akuzohen po serbët, Vuçiq deklaroi se vendi i tij kishte një plan për devijimin e Ibrit në territorin e Serbisë.

Publicisti serb Zlatoje Martinov e cilëson këtë paralajmërim si një deklaratë të pamatur, pa lidhje me realitetin dhe si një kërcënim bosh. Sipas tij, zhvendosja e rrjedhës së lumit përbën një absurditet të plotë, pasi realizimi teknik do të ishte jashtëzakonisht i ndërlikuar dhe do t’i kushtonte Serbisë disa miliardë euro.

Në një prononcim për “Bota sot”, Martinov ngre pyetjen se përse Serbia do të duhej të merrte hua shuma kaq të mëdha nga bankat e huaja. Ai thekson se vendi mezi po arrin të financojë projektin megaloman të Vuçiqit, “EXPO 2027”, ku punimet janë me vonesë, ndërsa presidenti serb shqetësohet nëse të gjitha ndërtesat do të përfundojnë deri në verën e ardhshme.

Martinov thotë se zhvendosja e shtratit të Ibrit dhe “shkatërrimi i Liqenit të Gazivodës” do të kërkonin, krahas miliarda eurove dhe shumë viteve punë teknike, edhe pëlqimin e Evropës dhe të botës. Sipas tij, Vuçiq nuk e ka një miratim të tillë dhe askush nuk mund ta sigurojë, sepse ndërhyrja do të përbënte një lloj krimi kundër popullit të Kosovës, por edhe kundër serbëve që jetojnë në Kosovë, të cilët presidenti serb pretendon se i mbështet dhe për të cilët betohet.

Për publicistin, ideja e Vuçiqit tingëllon më shumë qesharake sesa frikësuese. Ai vlerëson se në momente pafuqie dhe zemërimi shpesh ndërmerren hapa të gabuar, ndërsa ky kërcënim ndaj Kosovës është në praktikë shumë i vështirë, madje pothuajse i pamundur për t’u zbatuar. Për këtë arsye, Martinov e përkufizon planin si një nga “ëndrrat me sy hapur” të Aleksandar Vuçiqit.

Çdo ndërhyrje në rrjedhën e Ibrit ka rëndësi të veçantë për Kosovën, pasi lumi është i lidhur drejtpërdrejt me sistemin ujor të Gazivodës/Ujmanit dhe me kanalin Ibër-Lepenc.

Një veprim i tillë nuk do të ishte thjesht një zhvendosje e zakonshme e rrjedhës, por do të sillte pasoja të drejtpërdrejta për furnizimin e Kosovës me ujë dhe energji elektrike. Ndikimi do të prekte veçanërisht dy termocentralet e mëdha, Kosova A dhe Kosova B.

Pas deklaratave të Vuçiqit ka reaguar edhe Bashkimi Evropian, i cili ka kërkuar të shmangen paralajmërimet për ndryshimin e mundshëm të rrjedhës së Ibrit, si dhe çdo veprim që nuk ndihmon normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Më 11 gusht, një zëdhënës i Komisionit Evropian deklaroi se përparimi drejt normalizimit të raporteve Kosovë-Serbi mund të realizohet vetëm nëpërmjet dialogut.

Në përgjigjen dërguar Radios Evropa e Lirë, Komisioni Evropian theksoi se duhet të evitohen si deklaratat për ndryshime të mundshme të rrjedhës së lumit, ashtu edhe veprimet që nuk e mbështesin synimin për normalizimin e marrëdhënieve.

të fundit

Zhupa kundërshton Gonxhen për Sarandën: Qytetarët përballen me mungesë uji, trafik, mbetje dhe shërbime të dështuara

Kryetarja e Komisionit Parlamentar për Turizmin, Kulturën dhe Diasporën, Ina Zhupa, ka reaguar pas vizitës së ministrit Blendi Gonxhja në…

4 minutes ago

Basha diskuton me zyrtarët policorë për thellimin e koordinimit institucional

Ministri në detyrë i Infrastrukturës, Dimal Basha, sot në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Transportit ka takuar zyrtarët e Policisë së Kosovës,…

5 minutes ago

LDK heq dorë nga presidenca dhe postet qeveritare, Abdixhiku konfirmon kalimin në opozitë

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka deklaruar se partia e tij kishte kërkuar një përfaqësim më…

5 minutes ago

Përse e prekim vazhdimisht butonin e ashensorit edhe kur ai është aktivizuar? Psikologjia e shpjegon këtë zakon

Ky veprim i zakonshëm nuk lidhet vetëm me padurimin – ai na krijon një ndjenjë kontrolli dhe e bën pritjen…

9 minutes ago

A lejohet vetura e kaltër të kthehet majtas? Detaji që çon shumicën në përgjigje të gabuar

Drita e gjelbër dhe veturat që presin mund t’ju çojnë te përgjigjja e gabuar – zgjidhja fshihet diku tjetërSituatat në…

9 minutes ago

Nga një bisedë në ditë për një javë, te zbulimi që nuk e kishte parashikuar

Një eksperiment i thjeshtë tregoi se edhe bisedat e shkurtra me njerëz që nuk i njohim mund të ndikojnë në…

9 minutes ago