Protestat në veri të Kosovës, Presidenca: Të sponzorizuara nga Beogradi dhe Moska

Blerim Vela, shefi i zyrës së presidentes, Vjosa Osmani, ka thënë se protestat e sotme afër kufirit me Kosovën janë sponsorizuar nga Beogradi dhe Moska.

Vela me anë të një postimi në Twitter gjithashtu ka shkruar se Kosova nuk do të bie pre e prapaskenave të tilla.

“Protestuesit kaluan nga ‘Mos dorëzohemi’ në ‘Të tërhiqemi’… Kjo tregon se sa e organizuar ishte kjo ‘protestë’ nga regjimi i Serbisë. Kosova nuk do të bjerë pre e kësaj prapaskene teatrale të krahut të djathtë të sponsorizuar nga Beogradi dhe Moska. Integriteti ynë territorial është i pacenueshëm”, ka shkruar Vela.


Shtuar 18.12.2022 21:14