Më 26.09.2026, në orën 20:23, qytetarët nisën të mblidhen në sheshin qendror të Prishtinës, në natën e 11-të të protestës kundër vendimit të Gjykatës Speciale në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së.
None found
Edhe pse temperaturat ishin të ulëta, shumë protestues kishin mbërritur në vendin e tubimit, ndërsa të tjerë po i bashkoheshin protestës. Me pankarta, flamuj dhe bluza, ata shprehën kundërshtimin ndaj aktgjykimit dënues të shpallur më 16 shtator për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin.
Të hënën pritet të mblidhet Kuvendi i Republikës së Kosovës, ku deputetët do të shqyrtojnë ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara.
Në mesin e mijëra qytetarëve të pranishëm në qendër të Prishtinës, në orën 21:01 u vu re edhe një moment emocional. Në sheshin “Skënderbeu” u pa një i moshuar me lot në sy, i prekur nga atmosfera dhe mesazhet e tubimit.
Pamja e tij u komentua si një nga momentet më domethënëse dhe prekëse të protestës, duke pasqyruar ndjeshmërinë e madhe të qytetarëve ndaj kësaj çështjeje.
Në orën 21:02 u raportua se protestat në Kosovë në përkrahje të ish-krerëve të UÇK-së kanë vazhduar edhe gjatë kësaj dite. Qytetarët u mblodhën në numër të madh në kryeqytet për të shprehur mbështetjen e tyre për çlirimtarët.
Pak minuta më vonë, në orën 21:10, një protestuese përcolli mesazhin: “Unë jam vajza e 17 Shkurtit të Pavarësisë”.
Ajo u shfaq në mesin e turmës me një pankartë ku shkruhej: “Unë jam vajza e 17 Shkurtit, lindur në ditën e Pavarësisë, rritur me borxhin e lirisë që ju ma dhuruat”, ndërsa në të njëjtën pankartë ishte vendosur edhe shprehja “Jo në emrin tim”.
Protestuesit kanë shprehur mbështetje për çlirimtarët dhe kundërshtim ndaj vendimeve të Gjykatës Speciale në Hagë për ish-krerët e UÇK-së. Mesazhe të ngjashme janë përcjellë edhe në protestat e organizuara gjatë ditëve të fundit, me kërkesa për drejtësi dhe përkrahje për ish-pjesëtarët e UÇK-së.
Edhe këtë fundjavë, pavarësisht kushteve jo të favorshme të motit, është vërejtur një rritje e numrit të qytetarëve të Kosovës…
Ka ndërruar jetë në moshën 82-vjeçare Luca Turi, fotoreporter i njohur nga Bari, i cili për rreth 50 vite dokumentoi…
Gjatë takimit me shqiptarët në Staten Island të New York-ut, kryeministri Edi Rama foli për Paketën e Maleve dhe projektin…
Kylian Mbappe është rikthyer në Madrid pasi u largua nga grumbullimi i Kombëtares së Francës, ndërsa të shtunën iu nënshtrua…
Deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka thënë se protestat e përditshme në mbrojtje të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës po krijojnë…
Prokuroria e Tiranës i ka komunikuar sot Elvis Shkambit akuzën për “vrasje të funksionarëve publikë për shkak të detyrës”. Ky…