Categories: kosovë

Protesta kundër vendimit të Hagës, qytetarët nisin tubimin në Prishtinë

Protesta kundër vendimit të Hagës për ish-krerët e UÇK-së ka hyrë në natën e 11-të, ndërsa qytetarët kanë filluar të mblidhen në sheshin qendror të Prishtinës.

Të lidhura

None found

Edhe pse temperaturat janë të ulëta, në vendin e protestës kanë mbërritur shumë qytetarë, ndërsa të tjerë po i bashkohen tubimit gjatë mbrëmjes.

Protestuesit kanë marrë me vete pankarta, flamuj dhe bluza, përmes të cilave kundërshtojnë aktgjykimin dënues të Gjykatës Speciale, të shpallur më 16 shtator ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.

Të hënën pritet të mblidhet Kuvendi i Republikës së Kosovës, ku deputetët do të angazhohen për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara.

të fundit

Alarm në Turqi! Të gjithë në pritje të Ernest Muçit pas supergolit me Kombëtaren

Supergoli i Ernest Muçit ndaj Finlandës ka bërë xhiron e rrjetit dhe ka kthyer në vëmendje edhe me fanellën e…

6 minutes ago

SHBA synon të kufizojë pajisjet optike kineze në qendrat e të dhënave, kundërshtojnë Google, Amazon dhe Meta

Administrata amerikane po avancon me një nismë për të kufizuar importin e modeleve të reja kineze të transmetuesve optikë, pajisje…

8 minutes ago

Meta vë në provë aplikacionin “Direct”, mesazhet në Instagram mund të përdoren edhe pa llogari

Kompania Meta ka nisur testimin e një aplikacioni të ri të quajtur Direct, i cili synon të veçojë komunikimin me…

9 minutes ago

Fadil Fazliu lirohet pas vendimit të Hagës, mesazhi i të birit: Idealet nuk mposhten nga burgu

Gjykata Speciale në Hagë ka dënuar Fadil Fazliun me 12 muaj burgim në rastin që lidhet me pengimin e drejtësisë.…

9 minutes ago

Limaj kërkon reagim institucional pas dënimit të Hashim Thaçit në Hagë

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka reaguar pas aktgjykimit të Gjykatës Speciale në Hagë ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi, duke…

9 minutes ago

Erion Veliaj kërkoi shtyrjen e seancës në GJKKO, Prokurori Ols Dado: Kryebashkiaku ka kërkuar leje të marrë pjesë në evente të tjera, në gjyq thotë s’vij dot

Prokurori i SPAK, Ols Dado, ka deklaruar se sipas informacionit që disponon institucioni, gjendja shëndetësore e kryebashkiakut të Tiranës Erion…

13 minutes ago