OVL e UÇK-së, pas mbledhjes së zhvilluar me kryetarët e degëve, ka vendosur të organizojë protesta në të gjitha qytetet e Kosovës ku janë të pranishme degët dhe strukturat e saj.
None found
Në të gjitha qytetet, protestat janë paraparë të nisin në orën 17:00. Përjashtim bën dega e Prishtinës, e cila do t’i bashkohet protestës së planifikuar për në orën 21:00.
Në vendim u bëhet thirrje institucioneve komunale dhe qytetarëve anembanë Kosovës që të marrin pjesë në këto protesta, në përkrahje të ish-krerëve të UÇK-së dhe vlerave të luftës çlirimtare. OVL e UÇK-së deklaron se përkrah dhe do të vazhdojë të përkrahë çdo protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së dhe luftës çlirimtare, për sa kohë që tubimet mbeten paqësore dhe nuk e cenojnë rendin kushtetues.
Përballë kësaj situate, OVL e UÇK-së kërkon unitet nga i gjithë spektri politik, shtetëror dhe kombëtar. Ajo bën thirrje që të nisë sa më shpejt hartimi i një strategjie kombëtare, e cila, sipas organizatës, do t’u siguronte ish-krerëve të UÇK-së mbështetje të plotë deri në marrjen e vendimit nga Apeli.
Liverpooli dhe Evertoni janë ndarë në barazim 1-1 në një përballje interesante të vlefshme për Ligën Premier, ku të dyja…
Deputeti i Partisë Demokratike, Kliti Hoti, ka mbetur i lënduar pasi dyshohet se është goditur me plumb gome gjatë protestës…
Ernest MuçiPara disa ditësh, u përfol në media se klubi i Romës shfaqi interesim për transferimin e sulmuesit të Shqipërisë,…
Kush i ka ndjekur protestat që janë zhvilluar në Shqipëri, është e pamundur mos të shohë Agron Jeminin të valvisë…
Ditën e sotme, situata para Kryeministrisë vijon të jetë e tensionuar, ku përplasjet mes protestuesve dhe forcave të policisë janë…
Ditën e sotme, ka pasur tensione në protestë. Protestuesit hedhin molotovë dhe kapsolla para Kryeministrisë! Policia përdor spraj me piper…