Categories: kosovë

Prokuroria Speciale sinjalizon aktakuzë të afërt për sulmin mbi familjen Jashari

Prokuroria Speciale e Kosovës ka paralajmëruar se shumë shpejt pritet të ngrejë aktakuzë për krimin e kryer ndaj familjes Jashari në mars të vitit 1998.

Ky institucion nuk ka bërë publike hollësi të shumta për rastin, por ka theksuar se çështja po trajtohet me prioritet dhe se do të përmbyllet së afërmi me ngritjen e aktakuzës.

Të lidhura

None found

“Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ju njofton se rasti është duke u trajtuar me prioritet dhe se shumë shpejt, do të finalizohet me ngritjen e aktakuzës.”

Në këtë ngjarje mbetën të vrarë 55 persona, ndërsa 22 prej tyre ishin familjarë të afërt të komandantit legjendar Adem Jashari, i cili prej kohësh ishte vënë në shënjestër të shtetit serb.

Avokati Visar Rrecaj ka deklaruar se PSRK-ja tashmë i ka marrë dëshmitë nga dëshmitarët që janë ende gjallë, ndërsa ka nënvizuar se përmbajtja e aktakuzës do të ketë rëndësi të veçantë.

“Rëndësia e një aktakuze të paralajmëruar nga Prokuroria Speciale është tejet e veçantë si në aspektin juridik po ashtu edhe kombëtar dhe në aspektin shtetëror që me i dhënë epilog ngjarjes së familjes Jashari të ndodhur më 1998, a është e vonuar për atë pjesë mund të diskutohet por për drejtësinë dhe sistemin e drejtësisë e rëndësishme është që të jetë e kompletuar në detaje që të mos i mungojë asgjë sepse epilogu përfundimtar do të proklamohet edhe në skenën ndërkombëtare”, ka thënë avokati, Visar Rrecaj për Dukagjinin.

Njoftimi për ngritjen e aktakuzës për sulmin ndaj familjes Jashari është mirëpritur edhe nga organizata e veteranëve të UÇK-së, ndonëse aty vlerësohet se një veprim i tillë është dashur të ndodhte vite më herët.

“Është vonuar ky rast shumë jo vetëm ky rasti te lagjia Jashari dhe familja Jashari por në tërë Kosovën, janë vonuar gjykatat tona dhe supreme e Kosovës, por sido kudo unë e përshëndes dhe e mirëpres jemi mirënjohës shumë për drejtësinë që të hetohet rasti masakra në Prekaz në familjen Jasashri, që prokurorët tonë të marrin në dorë dhe të hetojnë”, ka thënë kreu i UÇK-së, Hysni Gucati.

Hetimet për krimet e luftës më herët janë zhvilluar nga UNMIK-u dhe më pas nga EULEX-i, ndërsa që nga viti 2018 këto kompetenca i ka marrë Prokuroria Speciale e Kosovës, e cila ka një departament të posaçëm për trajtimin e tyre.

të fundit

Systemic solution sought for nurse shortage in North Macedonia hospitals

Në Maqedoni te Veriut Mungesa e personelit shëndetësor krijon mbingarkesë në punë dhe kushteve të vështira në spitale si dhe…

8 minutes ago

On the eve of November 28, Haxhiu: This holiday unites Albanians from Tirana and Pristina to Tetovo and Presevo

Kryeparlamentarja Albulena Haxhiu ka marrë pjesë në pritjen e organizuar nga Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Prishtinë, në prag të…

8 minutes ago

Shiroka Pula on November 28: more Kosovo in Albania and more Albania in Kosovo

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka theksuar rëndësinë historike dhe kombëtare të 28 Nëntorit, duke e cilësuar këtë datë…

8 minutes ago

In Manchester, Bogujevci presents the Creative Economy Strategy 2027–2035

Qeveria e Kosovës po punon në politika të reja për fuqizimin e ekonomisë kreative, me synimin që ky sektor të…

9 minutes ago

Aliçkaj: Greece has the highest expectations for Kosovo’s recognition; Konjufca seeks a step from Athens

Greqia vazhdon të jetë një nga pesë shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, pavarësisht…

9 minutes ago

Pasojat e protestës në kufi? Ermal Hasimja: Më shoqëruan te përgjegjësi në Rinas, Eda Grimci publikon dokumentin e refuzimit të daljes

Pjesëmarrja në protestë dyshohet se ka nisur të ketë pasoja për disa persona edhe sa i përket procedurave të daljes…

9 minutes ago