Prokuroria Themelore në Pejë, përmes Departamentit të Përgjithshëm, ka kërkuar caktimin e paraburgimit për të pandehurin J.S., i cili dyshohet për kryerjen e veprës penale “Mospërfillja e gjykatës”, të përcaktuar në Kodin Penal të Republikës së Kosovës.
Rasti dyshohet se ka ndodhur më 25 tetor 2026, rreth orës 17:58, në rrugën “Mon Dedushaj”, në fshatin Vitomiricë të Komunës së Pejës. Sipas Prokurorisë, J.S. nuk ka respektuar pikën I të dispozitivit të aktvendimit të Gjykatës Themelore në Pejë, të nxjerrë më 16 tetor 2026.
None found
Vendimi gjyqësor e urdhëronte të pandehurin të mos ushtronte dhunë fizike ose psikike, të mos pengonte lëvizjen e viktimës dhe të mos e ofendonte, shqetësonte apo kërcënonte atë.
Megjithatë, sipas komunikatës së Prokurorisë, ai dyshohet se ka ushtruar sërish dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, tashmë të ndjerës A.Z., duke i drejtuar asaj fjalë kërcënuese. Po ashtu, dyshohet se i ka marrë rrobat që viktima i kishte vendosur në rrobalarëse dhe i ka hedhur në oborrin e shtëpisë.
Prokuroria vlerëson se, përmes këtyre veprimeve, i pandehuri ka kryer veprën penale “Mospërfillja e gjykatës”, sipas nenit 393, paragrafi 1, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Shqyrtimi i kërkesës për caktimin e paraburgimit pritet të zhvillohet gjatë ditës së sotme në Gjykatën Themelore në Pejë.
Të shtëna me armë zjarri në Shtoj të Shkodrës, raportohet për një të plagosur Një person dyshohet se është plagosur…
Në Gjykatën Themelore në Ferizaj, janë paraqitur lëvizjet e Muhamet Likës, pak minuta para vrasjes dhe lëvizjet e të akuzuarve.…
Kompanitë kineze Dongpeng dhe Mengniu i kanë dhënë fund të gjitha marrëveshjeve tregtare dhe të sponsorizimit me sulmuesin e Real…
Barcelona po monitoron nga afër sulmuesin maroken Yassir Zabiri, i cili po kalon një formë të shkëlqyer te Racing Santander…
Maqedonia e Veriut humbi 11.4 përqind të popullsisë së saj krahasuar me vitin 2011, më e shumta në Evropë pas…
Bashkëkryetari i VLEN-it, Izet Mexhiti, sonte në emisionin “Debat në SHENJA” ka komentuar edhe rezultatin e raundit të parë të…