Categories: kosovë

Jeton Sylaj para gjykatës në Pejë, Prokuroria kërkon paraburgim për shkelje të urdhrit gjyqësor

Jeton Sylaj, ish-bashkëshorti i Arlinda Zekajt, e cila ka ndërruar jetë, është paraqitur sot në Gjykatën Themelore në Pejë. Aty po shqyrtohet kërkesa e Prokurorisë për caktimin e paraburgimit ndaj tij, ndërsa seanca po zhvillohet pa praninë e mediave.

Prokuroria Themelore në Pejë, përmes Departamentit të Përgjithshëm, e ngarkon Sylajn me veprën penale “Mospërfillja e gjykatës”, e paraparë në nenin 393, paragrafi 1, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Të lidhura

None found

Sipas kërkesës për paraburgim, ngjarja për të cilën dyshohet Sylaj ka ndodhur më 25 tetor 2026, rreth orës 17:58, në rrugën “Mon Dedushaj”, në Vitomiricë të Pejës. Prokuroria pretendon se ai nuk e ka respektuar aktvendimin e Gjykatës Themelore në Pejë, të nxjerrë më 16 tetor 2026.

Me vendimin e gjykatës, Sylajt i ishte ndaluar ushtrimi i dhunës fizike ose psikologjike ndaj Arlindës, pengimi i lëvizjes së saj, si dhe ofendimi, shqetësimi apo kërcënimi i saj.

Megjithatë, sipas organit të akuzës, ai dyshohet se ka vazhduar ta ushtrojë dhunë psikologjike ndaj saj dhe i është drejtuar me shprehje kërcënuese. Po ashtu, pretendohet se Sylaj ka nxjerrë nga rrobalarësja rrobat e Arlindës dhe i ka hedhur në oborrin e shtëpisë.

Rasti ndaj Sylajt kishte nisur në korrik të vitit 2026. Sipas dokumenteve të siguruara nga gazetarja e Klan Kosovës, Blerta Ahmeti, Arlinda Zekaj e kishte raportuar atë për dhunë në familje dhe kanosje më 10 korrik 2026.

Gjatë paraqitjes në stacionin policor, më 14 korrik, Sylaj kishte vendosur të mos jepte deklaratë. Ndërsa më 23 korrik, kur ishte marrë në pyetje nga prokurori në Pejë, ai kishte pranuar se i kishte drejtuar Arlindës fjalë kërcënuese, duke thënë se shkak ishte bërë djali i tyre 12-vjeçar.

“Unë e pranoj që kam kryer kanosje, e kam bërë vetëm për shkak të djalit tim”, kishte deklaruar Sylaj, sipas procesverbalit.

Në dëshminë e tij, ai kishte treguar se ndarja mes tyre kishte ndodhur rreth një vit më herët, por se divorci ligjor nuk ishte përfunduar. Sipas tij, kjo lidhej me faktin se ai jeton në SHBA, ndërsa Arlinda në Kosovë. Sylaj e kishte akuzuar gjithashtu ish-bashkëshorten se ia kishte marrë pasaportën e Kosovës.

Po më 23 korrik, sipas raportit policor, Sylaj e kishte çuar djalin në Stacionin Policor në Pejë, duke pretenduar se i mituri kërkonte urdhër mbrojtjeje ndaj nënës së tij. Pas intervistimit të fëmijës, i cili u zhvillua në praninë e Qendrës për Punë Sociale, mbrojtësit të viktimave dhe psikologes, prokurori kujdestar kishte vlerësuar se nuk kishte elemente të ndonjë vepre penale nga ana e nënës.

Prokuroria ka konstatuar se kërcënimet ndaj Arlindës përmbushin elementet e veprës penale “Kanosja”, sipas nenit 181 të KPRK-së. Ato janë cilësuar si serioze, të drejtpërdrejta dhe të tilla që mund t’i shkaktonin viktimës frikë dhe ankth. Në mesin e provave të administruara ndodhet edhe një CD me video-incizime, ku i dyshuari dëgjohet duke përdorur sharje dhe gjuhë kërcënuese.

Arlinda Zekaj u vra më 25 tetor, pasi ishte kthyer në banesën e saj në Vitomiricë të Pejës. Për këtë vrasje dyshohet ish-kunati i saj, Albert Sylaj. Në shtëpinë e tij, Policia ka gjetur dhe sekuestruar armë, municion dhe mjete të tjera.

Djali rreth 12-vjeçar i Arlindës është aktualisht i vendosur në një strehimore në Kosovë. Varrimi i saj është paralajmëruar për sot, në orën 15:00, në fshatin Radac.

Ngjarja ka nxitur reagime të shumta publike dhe institucionale. Të hënën, Kuvendi i Kosovës miratoi me 67 vota një rezolutë që lidhet me mbrojtjen e grave dhe parandalimin e dhunës me bazë gjinore.

Kryeministri Albin Kurti u ka caktuar Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Ministrisë së Drejtësisë një afat prej 72 orësh për të ndërmarrë veprime në rastet me rrezik të lartë të dhunës në familje. Ndërkohë, Arbërie Nagavci, shefe e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, ka nisur procedurat për krijimin e një Komisioni Hetimor Parlamentar, i cili do të shqyrtojë veprimet dhe mosveprimet institucionale në këtë rast.

Kryeprokurori i Shtetit, Zejnullah Gashi, ka deklaruar se çdo person që mund të ketë bërë lëshime gjatë trajtimit të rastit do të mbajë përgjegjësi, nëse verifikohen shkelje.

Pas përfundimit të seancës pritet të merret vesh vendimi i gjykatës lidhur me kërkesën për paraburgimin e Jeton Sylajt.

Në videon e mëposhtme paraqitet momenti kur Sylaj dërgohet në sallën e gjykatës, sipas pamjeve të publikuara.

të fundit

Protesta pranë ministrisë së Arsimit, studentët djegin një kazan mbeturinash në rrugën e Durrësit

Situata është tensionuar gjatë protestës që po zhvillohet para Ministrisë së Arsimit në Tiranë. Disa protestues kanë nisur t’u vënë…

2 minutes ago

MTD: Mangësitë e evidentuara nga auditimi vijnë nga ish-MSHIA, po punojmë për t’i zgjidhur

Gjetjet e auditimit zbulojnë probleme të trashëguara që janë më shumë se një dekadë të vjetra, disa prej të cilave…

3 minutes ago

Kallëzime penale për dyshime se falimentimi u shkaktua qëllimisht për të shmangur borxhe milionëshe

Policia Financiare ka ngritur kallëzim penal kundër dy personave dhe dy kompanive, nën dyshimet për shkaktim të qëllimshëm të falimentimit,…

4 minutes ago

Real Madridi vlerëson shitjen e Vinicius Juniorit dhe përcakton çmimin fillestar

E ardhmja e Vinicius Juniorit te Real Madridi ka filluar të vihet në pikëpyetje, me drejtuesit e klubit madrilen që…

4 minutes ago

Arlinda Zekaj përcillet për në banesën e fundit mes dhimbjes dhe lotëve

Pasditen e së martës, Arlinda Zekajt i është dhënë lamtumira e fundit. Ajo para dy ditësh u vra nga ish-kunati…

5 minutes ago

Synimi im është fitorja në çdo ndeshje”, Laszlo kërkon vazhdimësi nga Vllaznia në Vorë dhe flet për afrimin e ri

Csaba LaszloFitorja në Klasiken e Shqipërisë kundër Tiranës ka rritur optimizmin te Vllaznia dhe do të kërkojnë vazhdimësinë ndaj Vorës…

10 minutes ago