Ashpërsimi i politikës së dënimeve për korrupsionin e nivelit të lartë dhe për veprat penale kundër rendit kushtetues e sigurisë së Kosovës ishte në qendër të një takimi të zhvilluar sot ndërmjet drejtuesve të Prokurorisë së Shtetit dhe përfaqësuesve të Gjykatës Supreme të Kosovës.
Kryetari i Gjykatës Supreme, Fejzullah Rexhepi, dhe gjyqtari i kësaj gjykate, Agim Maliqi, u pritën nga Kryeprokurori i Shtetit, Zejnulla Gashi, dhe zëvendëskryeprokurori i Shtetit, Bahri Hyseni.
None found
Gjatë bisedës u theksua rëndësia e trajtimit të këtyre veprave penale, krahas fuqizimit të mekanizmave institucionalë për të luftuar dukuritë që cenojnë funksionimin e shtetit dhe besimin e qytetarëve te drejtësia.
Në takim u shqyrtuan edhe mundësitë për të zhvilluar më tej bashkëpunimin mes Prokurorisë së Shtetit dhe Gjykatës Supreme. Synimi është përmirësimi i koordinimit institucional dhe përmbushja e përgjegjësive të secilit institucion, transmeton “Bota sot”.
Njoftimi bën të ditur se të dy drejtuesit shprehën angazhimin për ta zgjeruar bashkëpunimin e ndërsjellë, duke respektuar në çdo rast kompetencat dhe detyrimet që u përcakton ligji.
Përmes këtij bashkëpunimi synohet të mbështetet forcimi i sundimit të ligjit dhe të rritet efikasiteti i funksionimit të sistemit të drejtësisë në Kosovë.
Kryeministri Edi Rama gjatë vizitës së tij në Manastir, në Europe House, pati edhe një takim me të rinjtë nga…
Jaguar Land Rover (JLR) ka fituar një raund të rëndësishëm në betejën ligjore kundër prodhuesit kinez të veturave BYD. Gjykata…
Industria gjermane e automobilave po përballet me vështirësi të mëdha. BMW po shkurton vendet e punës, Volkswagen po shqyrton mbylljen…
Shqipëria ka bërë gjithçka për ta bindur Brajan Grudën, por dëshira e tij gjithnjë ka qenë Gjermania, kështu ka deklaruar…
Trajneri Mauricio Pochettino ka pranuar se Manchester United duhet ta përballojë realitetin e vështirë, pasi skuadra e tij pësoi humbje…
Një 31-vjeçare me origjinë shqiptare ka humbur jetën në një aksident të rëndë automobilistik në Itali, ndërsa tre fëmijë që…