Kryeprokurori i Shtetit, Zejnulla Gashi, zhvilloi një takim me Alan Edwardsin, mentor i Ambasadës së Britanisë së Madhe në Kosovë për Ekipet e Përbashkëta Hetimore, Kontrabandimin me Njerëz dhe Krimin e Organizuar. Në takim morën pjesë gjithashtu Altina Besimi, zyrtare për Zbatimin e Politikave në Sektorin e Sundimit të Ligjit, si dhe këshilltari teknik Blendi Zyrapi.
None found
Gjatë takimit u diskutua për punën e Mekanizmit Mbikëqyrës të Punës së Prokurorit të Shtetit dhe për përkrahjen që partnerët britanikë synojnë t’i ofrojnë këtij mekanizmi.
Mekanizmi është krijuar pak ditë më parë me vendim të Kryeprokurorit të Shtetit. Detyra e tij është të shqyrtojë cilësinë e akteve akuzuese të rrëzuara përmes vendimeve gjyqësore të formës së prerë, si dhe të akteve akuzuese që kanë përfunduar me aktgjykime liruese ose refuzuese të formës së prerë në rastet prioritare, veçanërisht ato që lidhen me korrupsionin e nivelit të lartë.
Zejnulla Gashi çmoi ekspertizën dhe mbështetjen e partnerëve britanikë, duke vlerësuar edhe gatishmërinë e tyre për të ndihmuar në rritjen e kapaciteteve profesionale dhe institucionale të Prokurorit të Shtetit.
Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrijaj ka kërkuar që Projektligji për mbrojtjen e vlerave të luftës çlirimtare…
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka nënshkruar Ligjin për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën…
Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro, ka reaguar përmes një mesazhi drejtuar prindërve, ndërsa protestat dhe tensionet janë shtrirë në disa…
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnulla Gashi, ka pritur në takim mentorin e Ambasadës së Britanisë së Madhe në Kosovë për Ekipet…
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se mbështetja financiare për katër ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), të…
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se 15 zyrtarë nga komuniteti serb kanë paraqitur ankesa kundër vendimeve për transferim…