Categories: kosovë

Prokurori Kodraliu: BIA synonte goditjen e figurave politike në Kosovë para zgjedhjeve

Prokuroria Speciale e Kosovës po heton shtatë raste spiunazhi që përfshijnë disa persona të dyshuar se janë rekrutuar nga Agjencia e Inteligjencës së Serbisë, BIA. Prokurori Bekim Kodraliu, në një intervistë ekskluzive për RTK-në, bëri të ditur se deri tani janë shqiptuar katër aktgjykime dënuese.

Të lidhura

None found

Gjatë dy viteve të fundit, sipas Kodraliut, Prokuroria Speciale ka zhvilluar veprime hetimore për këtë dukuri në bashkëpunim me Agjencinë Kosovare për Inteligjencë dhe Policinë e Kosovës.

Nga katër vendimet dënuese për veprën penale të spiunazhit, dy kanë marrë formë të prerë. Ato u përkasin Aleksandër Vlajiqit dhe Bojan Jevtiqit, të cilët e kanë pranuar fajësinë për akuzat e mbështetura nga Prokuroria me prova konkrete.

Ndjeshmëria e këtyre rasteve, siç shpjegoi Kodraliu, lidhet edhe me detyrat e larta që dy të dënuarit kishin ushtruar në Policinë e Kosovës.

Njëri prej tyre kishte gradën e togerit dhe shërbente në pikën kufitare në Kamenicë, ndërsa tjetri kishte punuar si zyrtar i inteligjencës policore në pjesën veriore të Mitrovicës. Pikërisht për shkak të këtyre pozitave, Prokuroria kishte vepruar me urgjencë për sigurimin e provave.

Aleksandër Vlajiq është dënuar gjithashtu për sulmin terrorist ndaj zyrave të KKZ-së në Mitrovicë, të kryer në dhjetor të vitit 2022.

Hetimi për spiunazh ndaj tij nisi pasi gjatë ekzaminimit të telefonave u zbuluan dëshmi të mjaftueshme. Provat e tjera të mbledhura më pas vërtetuan edhe para gjykatës se Vlajiq ishte rekrutuar nga shërbimi inteligjent serb, konkretisht nga zyrtari, përkatësisht personi përgjegjës i BIA-s për rajonin e Novipazarit.

Nga i njëjti hetim u hap një rast penal edhe kundër një zyrtareje nga Mitrovica e Veriut, e cila kishte qenë pjesë e misionit të OSBE-së në Kosovë.

Ajo është shpallur fajtore në shkallën e parë, ndërsa rasti aktualisht po shqyrtohet në Apel. Për këtë arsye, Kodraliu tha se duhet të jetë i rezervuar në deklarimet për zyrtaren, pasi procedura gjyqësore ndaj saj vazhdon.

Duke iu referuar rastit të Fatmir Shehollit, prokurori deklaroi se ai kishte ndihmuar shërbimin inteligjent serb, më saktësisht Bojan Dimiqin, zyrtar i lartë i BIA-s për kundërterrorizëm.

Sipas Kodraliut, ndihma e Shehollit lidhej me zbatimin e një misioni që synonte dëmtimin e disa figurave politike në Kosovë. Ai theksoi se goditja ndaj tyre ishte planifikuar të ndodhte përpara zgjedhjeve të mbajtura në Kosovë.

të fundit

Protestuesit marshojnë në Tiranë: Dorëheqja e Ramës është kërkesë e panegociueshme

Me thirrjet “Shqipëria kërkon revolucion”, “Ju erdhi fundi”, “pushteti i tmerruar, shqiptarët e bashkuar”, protestuesit kanë vijuar marshimin në rrugët…

3 minutes ago

Prosecution Investigates Suspected Serbian BIA Network in Kosovo

Prokuroria Speciale konfirmon se, përveç rasteve që tashmë janë bërë publike, po hetohen edhe persona të tjerë të dyshuar për…

12 minutes ago

Pal Shtufi: Riza Salihu Passed On Suspicions About Jusuf Gërvalla to Me, but I Do Not Believe He Worked for the UDB

Pal Shtufi ka rrëfyer për përfshirjen e tij në lëvizjet ilegale shqiptare dhe marrëdhëniet me veprimtarët e asaj kohe, në…

13 minutes ago

Prosecutor Kodraliu: BIA planned to target political figures in Kosovo before the elections

Prokurori i Prokurorisë Speciale të Kosovës, Bekim Kodraliu, në një intervistë ekskluzive për RTK-në, ka folur për hetimet lidhur me…

13 minutes ago

US Senator’s Visit to Kosovo: Buçpapaj Highlights the Message and Criticizes the Opposition and Osmani

Publicistja Elida Buçpapaj e ka cilësuar si një “sinjal domethënës” vizitën e senatores republikane amerikane Joni Ernst në Kosovë, duke…

13 minutes ago

Speeches Outside Prime Minister’s Office End as Protesters March Through Tirana: Albania Demands a Revolution!

Pas përfundimit të fjalimeve të mbajtura përpara godinës së Kryeministrisë, protesta e 81-të radhazi ka kaluar në fazën e dytë…

14 minutes ago